NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    10 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Konferencë me gazetarët/ Berisha: Dyshja Rama-Balluku kërkon të përmbysë në Kushtetuese vendimin e ligjshëm të GJKKO
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Konferencë me gazetarët/ Berisha: Dyshja Rama-Balluku kërkon të përmbysë në Kushtetuese vendimin e ligjshëm të GJKKO

Neutrale
Last updated: 2025/11/27 at 12:49 PM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Kryetari i PD, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryemistren Belinda Balluku se po përpiqen të përmbysin në Gjykatën Kushtetuese vendimin e ligjshëm të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Berisha tha se, ky veprim vjen pas pezullimit të Ballukut nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion dhe përfitime të paligjshme, dhe përbën një përpjekje për të mbrojtur veprimet e tyre “të kapura në flagrancë” në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve.
“Dje unë njoftova se do paraqes sot të gjithë argumentet e pakundërshtueshme ligjore të cilat faktojnë se dyshja Rama-Balluku, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit, përpiqen të mbrojnë vjedhjen që kanë bërë.
Të kapur në flagrancë me vjedhjet e mëdha të taksave të qytetarëve, Edi Rama dhe Lubi Balluku, në përpjekje të dëshpëruar për t’u mbrojtur nga krimi i tyre i përbashkët janë vërsulur me tërbim drejt Gjykatës Kushtetuese, duke shpallur me mediat e tyre si puçist, antikushtetues vendimin e gjykatës speciale të antikorrupsionit për pezullimin nga detyra të Lubi Ballukut, de facto për vjedhjen në bashkëpunim me Edi Ramën dhe organizatën e tyre kriminale në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve.
Këta bashkëhajdutë shkuan së bashku në Gjykatën Kushtetuese për të përmbysur vendimin e ligjshëm të GJKKO-së dhe po përdorin për këtë qëllim të gjitha mjetet e presionit ndaj kësaj gjykate që u jap edhe pushteti.
Lidhur sa më sipër, deklaroj se:
Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik hyn në masat e sigurimit personal, parashikuar nga neni 227 dhe 240 i Kodit të Procedurës Penale.
Kjo masë mund të zbatohet nga gjykata kur procedohet për vepra penale për të cilat ligji parashikon një dënim me burgim më të lartë se një vit sipas nenit 241.
Gjykata vendos caktimin e një mase të tillë kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provave bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit si dhe kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të pandehurit, e keni parasysh ju, dy hajdutë të papërmbajtur për sa i përket personalitetit të të pandehurit, ka rrezik që ai të kryejë krime të rënda të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.
Neni 248, fraksioni 3.
Neni 242, pika 1.
Ky nen parashikon se me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon pjesërisht ose plotësisht për një afat të kufizuar të pandehurit veprimtarinë që lidhet me funksionet e tij.
Por ky nen përcakton që kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral, që do të thotë se nuk zbatohet për funksionin e deputetit dhe të të zgjedhurve vendorë.
Funksionet ministrore janë funksione të zgjedhura me akt administrativ. Populli, sovran nuk ka votuar as për ministrin, as për kryeministrin, në sistemin zgjedhor të republikës së Shqipërisë. Konkretisht, dekret të presidentit të Republikës.
Për rrjedhojë, gjykata mund të disponojë për pezullimin e përkohshëm të tyre.
Në rastin konkret, Lubi Balluku mund të pezullohet nga detyra e zëvendëskryeministres por jo nga ajo e deputetes”, u shpreh Berisha.

Neutrale November 27, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
10 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
14 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
17 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
1 day ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?