Dy pjesëtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë në Uashington DC.
Policia thotë se një i dyshuar është vënë në pranga dhe zona është siguruar.
Dy nga të qëlluarit janë ushtarë të Gardës Kombëtare, tha Sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.
Njëri nga të dyshuarit për të shtënat është arrestuar.
Sipas Donald Trump , autori i krimit është qëlluar gjithashtu
“Kafsha që qëlloi dy ushtarët e Gardës Kombëtare, të dy të plagosur rëndë dhe tani në dy spitale të ndara, është gjithashtu i plagosur rëndë, por do të paguajë një çmim shumë të lartë”, shkruan ai në Truth Social dhe vazhdon:
“Zoti e bekoftë Gardën tonë Kombëtare dhe të gjithë personelin tonë ushtarak dhe të zbatimit të ligjit. Këta janë njerëz vërtet të mrekullueshëm. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe të gjithë ata që lidhen me zyrën e Presidentit, jam me ju”

