NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
    9 hours ago
    Çmime të larta? Kryeministri Rama: “Le të kërkojnë dhe të gjejnë ku shiten më lirë”
    1 day ago
    Parlament/ Berisha: Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë
    2 days ago
    Berisha: Përplasjet e fundit me sistemin e drejtësisë dëshmojnë se kemi të bëjmë me një shtet bandit, lënia pa paga është krim kushtetues
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
Të tjera
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
Politikë
Çmime të larta? Kryeministri Rama: “Le të kërkojnë dhe të gjejnë ku shiten më lirë”
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ SPAK heto Ramën jo thesarin, gomarin jo samarin..
Të tjera
Parlament/ Berisha: Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .

Neutrale
Last updated: 2026/09/19 at 12:09 PM
Neutrale 8 hours ago
Share
SHARE

Qeveria vazhdon të na sigurojnë se ekonomia po ecën mjaft mirë. Kjo gjë është teknikisht e vërtetë vetëm, nëse zotëron ndonjë kontratë koncensioni, port a aeroport ; nëse je furnizues pa garë i shërbimeve tek AKSHI apo furnizuesi me makina a veshje i ushtrisë ; nëse zotëron ndonjë kazino; ose nëse je furnizuesi i vetëm në treg për ilaçet kundër ankthit.

Për të gjithë të tjerët, ecuria e mirë ekonomike tingëllon teorike. Edhe nuk po bëj as politikë as kritikë, thjesht një përshkrim të asaj që një shqiptar i zakonshëm pa pushtet ekonomik a politik përjeton çdo ditë .

Papunësia është ulur por, shqiptarëve u duhet të punojnë dy punë për të përballuar privilegjin e blerjes së ushqimeve, një pjesë e të cilave megjithëse gjenden nëpër raftet e dyqaneve u ngjajnë xhevahireve të rralla në një ekspozitë muzeale.

Në Shqipëri, një paketim me 10 vezë kushton 3,9 euro ndërsa në europë mesatarisht kushton 3 euro.
Një litër qumësht i zakonshëm në Shqipëri kushton 1.9 euro, çmim ky dukshëm më i lartë se mesatarja e tij në Bashkimit Europian.
Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat-it, kostoja e kombinuar e produkteve të qumështit mishit dhe vezëve në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur në 35,6% mbi mesataren e BE-së. Perimet frutat po ashtu janë më të shtrenjta se në BE .

Ndaj çdo vizitë në super market, për një familje me të ardhura mesatare, është kthyer në një ngjarje e rëndësishme financiare, dhe si i tillë çdo dalje për pazar kërkon një mbledhje urgjente familjare.

Por shpresa vdes e fundit . Janë çmimet e karburanteve që luhaten si për të na e mbajtur atë gjallë. Ato bien me pesë lekë për të mos vrarë njëherë e mirë optimizmin tonë dhe më pas rriten me njëzet lekë si për të na kujtuar se për çmimin e karburantit vazhdojmë me kokëfortësi të kryesojmë renditjen në Europë.

Ndërkohë, edhe strehimi ka evoluar. Nga një domosdoshmëri bazë është kthyer në një ëndërr të çmuar, njëlloj si dalja në pension apo arritja e paqes së brendshme. Të rinjtë tani flasin për pronësinë e një shtëpie në të njëjtën mënyrë siç flisnin fshatarët mesjetarë për mundësinë për t’u bërë mbretër. Si froni dikur edhe banesa sot mund të arrihen ose si trashëgitarë ose me ndërhyrjen hyjnore.
Ndërsa një sëmundje , dhëntë zoti mos të jetë e gjatë edhe e vështirë, sepse më shumë se 43% e shqiptarëve mund të kthen sa hap e mbyll sytë në të varfër.

Pagat, natyrisht, janë rritur, por jo me të njëjtin vrull entuziast siç ka ndodhur me çmimet apo fitimet e 200 kompanive më të mëdha . Ndërsa paga mesatare e shqiptarit të thjeshtë ecën me rritmin e një burri të moshuar rritja e cmimeve , paga e deputetit, fitimet e kompanive janë të shpejta si një atlet profesionist njëzet vjeçar.
Por shqiptarët duhet të dëgjojnë edhe t’i gëzohen lajmit se “ekonomia është e fortë edhe e qëndrueshme, edhe se leku është forcuar ” Ndaj socialistët i përsërisin këto vazhdimisht. Veçse kjo qëndrueshmëri vetëm në statistika e ka kthyer jetën në Shqipëri një sprovë gjigante rezistence, ku qytetarët gjenden pa mbrojte ndaj rritjes së pakontrolluar të faturave edhe ku “klasa e mesme” nuk është më një kategori sociale por një referencë historike nostalgjike.

Për zbutjen e kostove të jetesës qeveria ka 13 vjet që rrotullon pa rezultat të njëjtat programe e ide ( borde pasqyra programe strehimi). I rrotullon në të njëjtën mënyrë siç rrotullojmë çdo darkë listerinën në gojë, për të parandaluar shpërthimin e ndonjë revolte akute por kursesi për të adresuar problemin. Qeveria dhe institucionet nuk po ndërhynë në shkaqet strukturore: mungesa e konkurrencës, informaliteti, zinxhirët e furnizimit, funksionimi i tregjeve edhe korrupsioni . Në mënyrë qesharake rikthehet e njëjta retorikë e ndërhyrjes administrative, tek shitësit e pakicës kur fitimet shkojnë tek monopolet edhe oligopoli i shumicës .
Ndaj këto programe mund t’i zbusin kostos e jetesës aq sa parashikimi i motit mund të zgjidhë zinë e bukës .

Edhe kjo është gjëja më qesharake e politikës . Flasin për koston e jetesës sikur ajo të ishte ndonjë studim statistikor e jo halli më i madh i përditshmërisë së shqiptarit .

Neutrale September 19, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
8 hours ago
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
9 hours ago
Çmime të larta? Kryeministri Rama: “Le të kërkojnë dhe të gjejnë ku shiten më lirë”
1 day ago
Basir Çollaku/ SPAK heto Ramën jo thesarin, gomarin jo samarin..
1 day ago
Parlament/ Berisha: Aleksandër Vuçiç dhe argati i tij Edi Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë
2 days ago

Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .

Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë

Çmime të larta? Kryeministri Rama: “Le të kërkojnë dhe të gjejnë ku shiten më lirë”

Basir Çollaku/ SPAK heto Ramën jo thesarin, gomarin jo samarin..

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?