Këshilli i Ministrave, gjatë mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme ka miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra për funksionarë të disa institucioneve në kabinetin qeveritar.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave:
Oltjon Muzaka është emëruar, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Entela Ramosaçaj, që mbante postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është liruar nga detyra.
Ina Majko (për shkak të emërtesës së re të Ministrisë) është liruar nga detyra e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe është emëruar në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Denada Seferi është liruar nga pozicioni i zëvendësministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe është emëruar zëvendësministër e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Enkelejd Musabelliu është liruar nga detyra e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë dhe Inovacionit.
Olta Manjani është liruar nga posti i zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është emëruar zëvendësministër e Ekonomisë dhe Inovacionit.
Blerta Rama është liruar nga funksioni i zëvendësministres së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe është emëruar zëvendësministër e Ekonomisë dhe Inovacionit.

