NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    10 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Hasan Bello/ Shqiptarizimi i mbiemrave në vitet 30-të
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Hasan Bello/ Shqiptarizimi i mbiemrave në vitet 30-të

Neutrale
Last updated: 2025/11/26 at 2:27 PM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Një nga politikat e shtetit shqiptar në vitet 30-të kur bëhej numërimi i popullsisë ose regjistrimi i saj në zyrat e gjendjeve civile ishte shqiptarizimi i patronimeve (mbiemrave).

Në fakt procesi i purifikimit të mbiemrave të shqiptarëve kishte filluar që në periudhën e pushtimit austro-hungarez në vitet e Luftës së Parë Botërore. Në planet e saj afatgjata Vjenës i interesonte ekzistenca e faktorit shqiptar në Ballkan si barrierë ndaj invazionit sllav. Prandaj gjatë regjistrimit që administrata ushtarake austro-hungareze i bëri popullsisë në vitin 1918 hoqi nga mbiemrat e nënshtetasve shqiptarë prapashtesat “iq, viç, ev, os, is, dhis, aqi, ev, of”. Ky kriter u ndoq edhe nga shteti shqiptar.

Kështu, në një qarkore të 4 prillit 1934, që zëvendësministri i Punëve të Brendshme Rauf Fico i drejtoi të gjitha prefekturave urdhëroi që, për arsye se këto prapashtesa të cilat nuk përkonin me etimologjinë e emrave dhe mbiemrave në gjuhën shqipe dhe me rregullat e saj gramatikore, të ndiqeshin disa kritere.

Me rastin e regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë, tu komunikohej të gjithë nëpunësve që ishin ngarkuar me këtë detyrë që nënshtetasit shqiptarë që mbanin akoma mbiemrat me prapashtesat e mësipërme t`i ndërronin ato me prapashtesat “aj, i, a”, për shembull “Dervishoviç-Dervishaj”, “Staniç-Stani”, “Miltiadhu-Miltaj”, “Koliqi-Kolaj”, “Belkof-Belkaj”, “Dimitriadhi-Dimitraj”, “Kristoforidhi-Kristofori”, “Andriev-Andrea”, “Llukaçevi-Llukaçaj”, “Osmanagiq-Osmanaj”, “Lazarides-Lazarej”, “Buliqi-Bulaj”, “”Sukniqi-Sukaj”, “Mandiqi-Mandia”, “Pappas-Papa”, “Stavropullos-Stavraj” etj.

Nëpunësit e administratës shqiptare, tani e tutje, duhej të kishin kujdes që gjatë lëshimit të pasaportave, letër-njoftimeve, akt-lindjeve, akt-vdekjeve, dëshmive të martesave dhe të çdo akti tjetër, të mos i shkruanin mbiemrat e nënshtesave me prapashtesat e përmendura. Kjo procedurë duhej ndjekur edhe në rastet e përpilimit të dokumentacionit shtetëror dhe atij privat, siç ishin marrëveshjet kontraktuale etj. Zyrat e shtetit nuk duhej të pranonin asnjë lutje apo shkresë e cila mbarte mbiemra të kësaj natyre. Për zbatimin e kësaj qarkoreje duhej të vendoseshin në dijeni pleqësitë e lagjeve dhe fshatrave si dhe zyrat noteriale ku qarkullonte një sasi e konsiderueshme dokumentacioni. Por me rëndësi ishte pika e cila theksonte se këto kritere duhej të ndiqeshin edhe nga institucionet arsimore, të cilat nuk duhej të regjistronin asnjë nxënës me mbiemra që binin ndesh me këtë politikë.
Këtu nuk bënin përjashtim as nëpunësit të cilët më shumë se askush tjetër duhej të mernin masa për ndryshimin e mbiemrave.

Një aspekt tjetër i kësaj politike ishte edhe shqiptarizimi i emrave të hoteleve, kafeneve, dyqaneve, magazinave, kompanive private etj., që mbanin tabela ose reklama me prapashtesat “iç, viç, is, dhis, pullos, aqi, ev, of etj”, të cilat duhej të ndryshoheshin me emra që mbaronin me “aj, i, a”.

Politika të ngjashme si shteti shqiptar në këtë periudhë, ndoqën të gjitha shtetet e sapo krijuara.

Neutrale November 26, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
10 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
14 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
17 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
1 day ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?