Ka ndërruar jetë Shpat Kasapi
Pas një sulmi në zemër, sot herët në mëngjes ka ndërruar jetë këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi.
Lajm i dhimbshëm është dhënë nga mediat në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave paraprake, këngëtari i pop-muzikës, Shpat Kasapi ka ndërruar jetë si pasojë e një sulmi në zemër.
Shpati u lind më 1 maj 1985 në Tetovë.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.
Ai ka qenë i martuar dhe ka një fëmijë.
E trishtë/ Ndërron jetë këngëtari Shpat Kasapi, ishte 40 vjeç
Leave a comment
Leave a comment

