Arben Uka dhe Julian Cumraku, të cilët ndodheshin të armatosur në një banesë në fshatin Orosh, pjesë e njësisë administrative Qafë-Mali në bashkinë Fushë-Arrëz, janë dorëzuar para policisë.
Të dy personat konsideroheshin me rrezikshmëri të lartë.
Në foto është Julian Cumraku alias Hamza Uka, i cili me Arben Ukun, teksa ishin në kërkim për akte kriminale u ngujuan në një banesë në Orosh të Fushë Arrezit dhe kërcënonin forcat speciale RENEA se “do të hapin zjarr” nëse ato tentojnë t’i ndalojnë.
Prej orësh, RENEA mbajti të rrethuar banesën ku ndodheshin dy të dyshuarit, ndërsa vazhdonin negociatat për dorëzim.
Sipas burimeve, të dy individët dyshohet se janë të përfshirë në aktivitet me natyrë terroriste. Strukturat e antiterrorit i kanë pasur prej kohësh nën vëzhgim për shkak të sjelljeve të dyshimta dhe kontakteve të mundshme të lidhura me grupe radikale.

