Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Posaçme Anti-Korrupsion si dhe i është ndaluar dalja jashtë vendit.
Vendimi është marrë sot nga, gjyqtari Erion Çela, simbas kërkesës së prokurorit Dritan Prençi.
Belinda Balluku, është marrë zyrtarisht e pandehur për shkelje të barazisë në tendera publike, më datë 24 tetor 2025.

