Opozita ka lajmëruar protestë në orën 18 para Kryeministrisë. Ka pafundësi motivesh dhe arsyesh për të marrë pjesë. Ka zero shkaqe për të munguar. Madje edhe socialistët një pjesë e madhe larg pushtetit por të ndëshkuar prej tij, kanë mundësinë të shfaqin qëndresën kundër. Ka demokratë dyshues, të lodhur, mërzitur, harruar, të pavlerësuar, lënë mënjanë, me pakënaqësi në rritje ndaj disa deputetëve dhe disa drejtuesve të tyre partiakë. Sepse dallojnë shenja jo të pakta arrogance nga ata që i kanë votuar. Kjo është sigurisht shëmti personaliteti dhe pafuqi racore e atij apo asaj që e shfaq. Edhe në PD, ka si në çdo parti gomerë para kuajve, duke vegjetuar për rrethana jashtë elektorale. Sëmundje e vjetër. Duke shtuar këtu rezultatet e protestave të shkuara bërë gjatë 12 viteve, mes të cilave ka pasur pjesëmarrje të jashtëzakonshme, duket sikur së shumti nga ora 9 e darkës dallimi para dhe pas protestës nuk do të ndezë entuziazëm të madh. Edhe kjo mund të ngjasë.
Por ka një pyetje për secilin qytetar në dilemë të shkoj apo mos shkoj në Protestë, të protestosh apo jo, kjo është çështja!!
Natyrisht nga hiçi nuk ka asnjë gjasë të prodhohet reagim. Për gjithë skeptikët Protesta nuk është pro asnjë deputeti që i ka çarë dërrasat demokratëve! As me mediokritetin apo flirtet me pushtetin me kahje privilegje ekonomike. Ne i njohim me emra kush janë. Ata kanë një moment tjetër llogaridhënie ndaj mbështetësve. Jo. Aspak. Nuk është protestë pro. Është kundër. Nuk do të jetë ai përfitues.
Është kundër Edi Ramës, njeriut më antishqiptar që ka hyrë në zyrën e kryeministrit.
Kundër individit më hajdut të parasë e të pronës publike
Kundër individit më bandit e ortak me Mafian që ka njohur pushteti në Shqipëri
Kundër njeriut më shkatërrues të familjes për pazare ndërkombëtare me agjendën e shoqërisë së shpartalluar
Kundër njeriut shkombëtarizues, larguesit të mbi 1 milionë shqiptarëve
Kundër njeriut që e ktheu Shqipërinë në kazan mbetjesh e plehrash vrasëse, kimike e toksike
Kundër njeriut që bëri shqiptarët minorancë në dheun e tyre
Kundër njeriut që ndërtoi Narcoshtetin. Bëri kokainën lëndën që merr çdo vendim.
Kundër individit që politizoi krimin
Kundër njeriut që kriminalizoi ekonominë
Kundër kasapit që masakroi shëndetësinë, arsimin, rendin dhe sigurinë
Kundër një kryeministri që ka gjithë qeverinë të pandehur e inkriminuar në korrupsion e lidhje kriminale ndërkombëtare. Që ka më shumë se gjysmën e bashkiakëve në weli e të pandehur.
Kundër njeriut që po asgjëson kombin.
Qoftë njëra nga këto arsye del dhe tepron për të protestuar. Një orë sot një nesër, dy pasnesër, nëse kthehet në ortek, dhe rrëzon këdo ngrefet mbi shtatin e Zotit.
Basir Çollaku/ Të Protestosh apo jo, kjo është çështja? PO!
Leave a comment
Leave a comment

