Të martën e 11 nëntorit, dy të rinjtë e fejuar Samira Xhaferi dhe Albi Çela janë përfshirë në një aksident fatal, ku kanë humbur jetën.
Albi ishte 30 vjeç, kurse Samira 27 vjeç, të dy jetonin, studionin e punonin në Cleveland.
Samira ishte studente doktore në Cleveland State University.
Albi ishte në prag të përfundimit të studimeve në Juridik.
Është ngritur një fond për të ndihmuar në transportimin e Samirës dhe Albit drejt Shqipërisë, që ata të prehen në vendlindjen e tyre. Fondi synon gjithashtu mbulimin e shpenzimeve të varrimit dhe ceremonive përkujtimore pasi kostoja është e madhe.
(bashkëlidhur një poezi rrëqethëse nga Albi dhe linku (gofundme)
Nga Albi Çela
I vetmuem
Dy lot’ m’pikuen
N’nji sy Drini
N’tjetrin Buna
Damart’ e thamun
Porsi Kiri n’djegaguer
Shpirti i trazuem
Si liqen’ i tërbuem
Taraboshi tuj’ gjëmue
Maranaj’ tuj’ ushtue
Britma, klithma
N’egzil t’dënuem
T’dëbuem
Si zogjt e qyqes
T’mallkuem
Aleman, Ingliz
Taljan, Parizjen
N’dhe t’huej
T’tjetêrsuem
Për gjî t’nans
Përmalluem
Shtetet e Bashkueme
LINKU PER TI NDIHMUAR:
https://www.gofundme.com/f/help-bring-samira-and-albi-home-to-albania?attribution_id=sl:6e56b2f4-e707-4455-8e88-e340649da060&lang=en_US&ts=1763087967&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_content=amp17_tc&utm_medium=customer&utm_source=instagram_story&fbclid=IwQ0xDSwODs39leHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZAo2NjI4NTY4Mzc5AAEeQ1Nj4sqhlc1WGm7GAgXAA9SJr6Mp8qJ2oBmLyd4euOTEDg5c9o60buos6ng_aem_TnFLmlB26UEaAAEmmLG4BQ

