NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
    9 hours ago
    Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
    10 hours ago
    Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
    1 day ago
    Çmime të larta? Kryeministri Rama: “Le të kërkojnë dhe të gjejnë ku shiten më lirë”
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Oerd Bylykbashi/ Ligji “Për barazinë gjinore” është ligji për konfuzionin gjinor
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
Politikë
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
Të tjera
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
Të tjera
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Oerd Bylykbashi/ Ligji “Për barazinë gjinore” është ligji për konfuzionin gjinor

Neutrale
Last updated: 2025/11/14 at 12:36 PM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Barazia e gruas me burrin duhet të jetë parim i shenjtë.
Për këtë nuk duhet të ketë asnjë diskutim.
Gjithashtu, nuk duhet të ketë diskriminim për asnjë arsye tjetër.
Për asnjë arsye.

Nëse duhet forcuar barazia burrë-grua apo mbrojtja nga diskriminimi, patjetër që duhet ta bëjmë — jo vetëm sepse e kërkon BE-ja, por sepse kështu bëhet më e mirë shoqëria.

Ama, gjuha dhe terminologjia e përdorur në ligjin që u miratua janë konfuze, të papërcaktuara dhe shpesh referojnë në mënyrë të paqartë tek ligje të tjera.
Kjo është e qëllimshme, për të dhënë mundësi të gjera subjektivizmi në zbatimin e ligjit dhe për të futur praktika të dëmshme që gjoja bazohen në ligj.

Ky s’është ligj për barazi. Është ligj për konfuzion.

Pra, ky ligj i ri shërben si Kali i Trojës për të fshehur në barkun e tij qëllime dhe veprime të tjera, të bazuara mbi ideologji me mbështetje të vogël në shoqëri.
Ky “kalë” do të shërbejë për hapjen e portave të kështjellës FAMILJE.
Fundin e Trojës e dini.

– Pasiguri ligjore, frikë nga ligji, humbet liria

Kjo paqartësi e ligjit shkakton pasiguri ligjore për shtetasit, mbi të cilët do të zbatohet ligji që miratoi PS.
Kur ligji është i paqartë, liria e individit bie viktime.
Me këtë ligj dënohesh për fjalën “e gabuar.”

Ky ligj do të zbatohet mbi çdo shtetas, pra pasojat dhe ndëshkimet do të bien mbi këdo që do të konsiderohet se e ka shkelur ligjin, edhe vetëm duke folur apo shkruar një tekst.
Gjobat administrative shkojnë deri në 200 000 lekë (të reja).
Por gjykata mund të vendosë dëmshpërblime edhe më të rënda, përfshirë dëme jopasurore, pra krejt subjektive.

Gjoba për fjalën e gabuar? Kjo s’është barazi, është kontroll.

Mos të çuditemi kur së shpejti të krijohen nga qeveria mekanizma hetimi, ndëshkimi dhe turpërimi publik.
Ligji i parashikon këto.

Mos e dhëntë Zoti të na kthehen patrullat e policimit të mendimit dhe gramatikës.

– Kuajt e Trojës në ligj

Në ligj përdoren termat “burrë” dhe “grua” si maskim, për të dhënë përshtypjen se ligji nuk sjell asnjë ndryshim, ndërsa nën to ndryshohet kuptimi i gjinisë.
Ligji thotë:

“Gra dhe burra, në kuptim të këtij ligji, nënkupton edhe të reja dhe të rinj, si dhe vajza dhe djem.”

Medemek, na duhej një ligj për këtë që e dimë prej dhjetëra mijëra vitesh.
Ama, duhet futur në ligj që të propagandohet:
“Ja, e shihni që krismë nuk ka pasur? Asgjë nuk ka ndodhur apo ndryshuar.”

Po atëherë, pse nuk forcojmë ligjet e tjera në fuqi për të rritur barazinë dhe mbrojtjen nga diskriminimi?
Jo, sepse kjo nuk u shkon për shtat atyre që e propozuan ligjin sepse do të ishte e vështirë të futej nëpër ligjet e tjera kjo logore termash të paqartë e fluidë që fshehin qëllimin e vërtetë — siç bën ky ligj i ri.

Ligji është i mbushur me terma që janë Kuajt e Trojës për koncepte që burojnë nga ideologji me mbështetje në grupe të caktuara.
Të drejtat e minorancave nuk duhen cenuar.
Por një gjë është mbrojtja e të drejtave të tyre, dhe një gjë tjetër është imponimi i ideologjive të tyre mbi shumicën, në mënyrë agresive, me forcën e ligjit dhe ashpërsinë e sanksioneve — siç bën ky ligj në pjesën e masave zbatuese dhe ndëshkuese.

– Amulli ligjore e qëllimshme

Ky ligj dublon, turbullon ose bën nul rregullimet e parashikuara në ligje të tjera.

Për shembull, ne kemi ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi” të vitit 2010, dhe dublimi që i bën ligji i ri i barazisë gjinore krijon paqartësi se cilat përkufizime dhe rregulla duhen përdorur — të njërit apo tjetrit ligj.
Cili ligj do të ketë përparësi në zbatim?

Akoma më keq ndodh me ligjin “Për gjendjen civile”, ku dublimi i kuptimit të nocioneve çon në anulim të njërit prej tyre.

Ligji ekzistues i gjendjes civile thotë qartë:

“Neni 9 – Përbërës të rrjedhur nga ngjarje natyrore.

Lindja, koha e lindjes, gjinia, amësia dhe vdekja vërtetohen rregullisht, si fakte juridike…”

Pra, gjinia me ligjin e gjendjes civile në fuqi është fakt natyror (shih titullin e nenit 9) dhe përcaktohet në momentin e lindjes mbi bazën e seksit.
Kështu ka qenë gjithmonë.
Është njësoj si lindja, ora dhe data e lindjes, vdekja dhe amësia që janë fakte natyrore.
Për shembull, nuk ka diskutim në sallën e lindjes kush është nëna, ndërsa atësia është prezumim ligjor nga martesa ose është deklarim, derisa të provohet e kundërta.

Por ligji i barazisë gjinore, që sapo u miratua me 77 votat e PS-së, përcakton krejt të kundërtën.
Sipas tij (shih fotot), gjinia:

“nënkupton rolet e ndërtuara në kontekstin social, sjelljet, aktivitetet dhe atributet që një shoqëri e caktuar i konsideron të përshtatshme për gratë dhe burrat.”

Pra, sipas ligjit të ri të barazisë gjinore, gjinia nuk përcaktohet në lindje, por gjatë jetës — pra edhe mund të ndryshojë.

Pyetje e thjeshtë:
A lind gjinia apo e shpikim? Kush vendos, shoqëria apo natyra?

– Pyetje që kërkojnë përgjigje

Cilit përkufizim mbi gjininë do t’i referohen njerëzit për veten e tyre?
Gjinia si fakt natyror apo si sajesë sociale?

Po kur t’i drejtohen të tjerëve, cilit përkufizim do t’i referohen?

A mund të çojë kjo pasiguri në mundësi që personat e tjerë ta quajnë shkelje të ligjit mënyrën si u drejtohemi?

A do të kenë frikë zyrtarët, sipërmarrësit apo individët edhe për shprehjet e zakonshme, apo për atë që shkruajnë qoftë edhe në një shpallje pune?

A do të çojë kjo në vetëcensurë nga frika e censurës zyrtare, me ndëshkime dhe gjoba?
Mos është ky qëllimi?

A do të krijojë kjo një formë inkuizicioni gjinor, ku në bankën e të akuzuarit do të jetë liria e të menduarit, fjalës dhe zgjedhjes për të mos qenë dakord?

Sot ligji ndryshon kuptimin e gjinisë. Nesër, a do të ndryshojë kuptimin e lirisë?

A është ky fillimi i një inxhinierimi shoqëror me pasoja, duke përdorur shtrëngimin e ligjit dhe jo konsensusin shoqëror?
A do të krijohet një kulturë shuarjeje (cancel culture)?

A vendos e gjithë kjo pakicën mbi shumicën nën slloganin e progresit?

Barazia burrë-grua dhe mosdiskriminimi janë pjesë e Europës ku po shkojmë,
por pikëpyetjet më sipër i takojnë kohëve më të errëta të saj — apo të kohës së diktaturës tek ne.

– Ligj tinzar, veprime tinzare

Në komisionet parlamentare e miratuan ligjin brenda një dite, me urgjencë dhe pa lejuar debat.
Në seancë, sajuan një pretekst për të mbyllur diskutimin që të mos dëgjoheshin zërat racionalë në mbrojtje të familjes.

Asgjë e mirë nuk vjen nga veprimet tinzare — aq më keq kur kjo bëhet me ligje tinzare.

Frederik Engels, kur hidhte bazat filozofike të Komunizmit bashkë me Karl Marksin, e quante familjen tradicionale pengesë, sepse e shihte si produkt të konceptit të pronës private.
Barazia gjinore nuk mund të përdoret për të fshehur ideologji të tilla apo pasardhëse të tyre.

Ky ligj përngjan me një pyll me mjegull, ku familja, si koncept, normë dhe realitet, do të hyjë siç e njohim prej brezash dhe do të dalë në anën tjetër si eksperiment social.

Kur ligji bëhet mjegull, liria bie.

Kjo nuk është thirrje kundër askujt,
por për mbrojtjen e qartësisë, familjes dhe respektit të ndërsjellë.

Familja ekziston siç e njohim në shekuj, përpara se të shpikej në politikë e djathta, qendra apo e majta.

Zoti na sheh!

Neutrale November 14, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!
9 hours ago
Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!
10 hours ago
Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri
10 hours ago
Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .
1 day ago
Zgjedhjet vendore 2027/ Legalistët mbledhin kryesinë e Partisë
1 day ago

Vrasja e sotme në Sarandë/ Reagon Klevis Balliu: KRIMI KA DALË JASHTË KONTROLLIT. RAMA ËSHTË PROBLEMI!

Belind Këlliçi: Edi Rama, 12 ditë heshtje për koordinatorin e punëve të pisëta, Ron Yeffet!

Basir Çollaku/ KAYO-TIMAK, model i marrë në Nigeri

Irena Beqiraj: Kostot e jetesës edhe lajmi se ekonomia po ecën mirë .

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?