NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    12 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ish-zv. Ministrja socialiste e financave/ Buxheti 2026, buxheti më i madh edhe njëkohësisht buxheti më i keq në histori !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ish-zv. Ministrja socialiste e financave/ Buxheti 2026, buxheti më i madh edhe njëkohësisht buxheti më i keq në histori !

Neutrale
Last updated: 2025/11/06 at 7:12 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Nga Irena Beqiraj

Teksa diskutohet buxheti, flitet me krenari për rritje ekonomike, rritje të pagës minimale, amnisti fiskale por askush nuk ndalon të shpjegojë edhe të adresojë me zgjidhje faktin që Shqipëria ka nivelin më të ulët të produktivitetit të punës në rajon dhe një ndër më të ulëtit në Europë.

Po ashtu, kërkon një shpjegim të kujdeshëm paradoksi që sa më shumë rritemi ekonomikisht aq më shumë rritet emigracioni. Sipas vlerësimeve të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), për çdo një mijë banorë në Shqipëri 22.1 ishin emigrantë në 38 vendet OECD, një tregues që e vendos Shqipërinë shumë përpara vendeve të tjera si Rumania si vendi i dytë me 12.7 emigrante për 1000 banorë, Bullgaria (11.9) apo Kuba (10.6).
Për çdo ekonomist që studion zhvillimin e qëndrueshëm është e qartë që kur produktiviteti I punës në një treg të caktuar nuk përparon, rritja ekonomike nxit më tej emigrimin.

Për ta thjeshtuar analizën po marr një shembull! Shoferi i autobusit në Shqipëri, paguhet 600 Euro në muaj, ndërsa kolegu i tij në Gjermani, paguhet rreth 5000 euro në muaj.

Edhe nëse do të arrinim të gjenim një matje sasiore për cilësinë e drejtimit të makinës, hendeku me 8 herë i produktivitetit të dy shoferëve do të ekzistonte nëse do të krahasonim pilotët profesionistë të garave si Michael Schumacher apo Leiws Hamilton me disa tetëmbëdhjetë vjeçarë që sapo kanë kaluar testin e patentës. Por për dy shoferë profesionistë kjo diferencë në cilësinë e drejtimit të makinës është e pamundur.
Ndërkohë nëse shoferi shqiptar emigron e punon si shofer në Gjermani , produktiviteti i tij rritet brenda natës . Thënë këtë avantazhi i shoferit gjerman nuk është individual. Përgjigja duhet kërkuar tek mjedisi ekonomik.
Shoferi gjerman ka fatin të operojë e një ekonomi që ka teknologji më të mirë, firma më produktive , sektorë ekonomikë më të zhvilluar, institucione më të mira dhe infrastrukturë më të mirë –arritje këto që në pjesën më të madhe janë produkte të veprimeve kolektive të ndërmarra ndër dekada.

Që prej 2008 periudhë që vendi kaloi tek vendet me të ardhura të mesme për frymë emigracioni ka njohur vetëm rritje.
Kjo rritje vjen për dy arsye . E para janë rritur kapacitetet edhe mundësitë e njerëzve për të emigruar. E dyta, mungesa e politikave të rritjes së produktivitetit, vala e dytë e deindustrializimit në të cilën po kalon prodhimi vendas , fakti që firmat më të mëdha prodhojnë thuajse “asgjë” edhe parazitojmë mbi buxhetin e shtetit, fakti që institucionet nuk funksionojnë edhe korruptohen lehtësisht nuk mundësojë kalimin në një vend me të ardhura të larta . Stanjacioni i gjatë tek niveli i vendit me te ardhura të mesme gjithmonë e më shumë do ti shtyjë shqiptarët të emigrojnë edhe të kërkojnë mjedise më të favorshme ekonomike ku me të njëjtat aftësi mund të jenë disafish më produktivë .

Për fatin tonë të keq edhe këtë vit buxheti tregon se qeveria synon rritjen ekonomike pa synuar rritjen e produktivitetit.
Kjo qasje e qeverisë do të vazhdojë të nxisë pabarazinë, nuk do të përmirësojë mirëqenien edhe do të vazhdojë të lërë 40.5 % të shoqërisë në kufirin e varfërisë ose në rrezikun e përjashtimit social, të gatshëm për të emigruar .

Buxheti 2026 sërisht tregon se ne jemi larg modelit ekonomik që imponon Shekulli 21 i cili quhet “produktivizëm”. Rritja e pagës minimale, transfertave buxhetore, amnistitë fiskale apo ndërtimi i tuneleve, rrugëve, hekurudhave të cilat na kushtojnë sepse me to bëkërkemi edhe qoka gjeostrategjike nuk krijojnë vende pune cilësore edhe si rrjedhim nuk e përmirësojnë mirëqënien, përkundrazi shtojnë ajër të nxehtë në fluckën tonë ekonomike .

Edhe e fundit, shprehja lapidare e paaftësisë së qeverisë ” buxheti më i madh në histori” më kujtoi Milton Friedman i cili në 1975 mendonte “se nuk kishte problem në New York City që nuk do të mund të zgjidhej nëse buxheti i qytetit të Nju Jorkut, do të dyfishohej”. Sot buxheti i qytetit të Nju Jorkut është 3 herë më i madh se atëherë, por edhe problemet po ashtu janë trefish më keq, gjë që tregon se
burimet sado të shtohen nuk zgjidhin asnje problem nëse ato do të vazhdojnë të përdoren keq.
Kështu që me keqardhje por me bindje them se buxheti i 2026, buxheti më i madh mbetet edhe buxheti më i keq në historinë e ekonomisë së tregut.

Neutrale November 6, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
12 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
16 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
20 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?