Ish Shefi i Komisariatit nr. 2 në #Tiranë, Ritvan Pali, ka dhënë dorëheqjen nga Policia e Shtetit.
Ndaj Palit ka vepruar me dashakeqësi vetë Drejtori i Përgjithshëm, Ilir Proda, i cili ia ka mbajtur vath në vesh arrestimin e shokut të tij Altin Morina, një ish efektiv i #RENEA-s që kërkohej nga #SPAK, me akuzën e përfshirjes në organizatë kriminale dhe trafik droge. Pas arrestimit të Morinës, Proda ka nisur një valë hakmarrjeje për të spastruar Policinë e Shtetit nga efektivët që godasin krimin.
I emëruari i krimit në krye të Policisë së Shtetit ia ka pështirosur shërbimin Palit, duke e transferuar nga një cep i vendit në tjetrin, derisa ky i fundit është vetëlarguar nga radhët e bluve.
Proda është garancia e krimit në Policinë e Shtetit. Syri dhe Veshi i krimit të organizuar. Kush guxon të godasë krimin, e pret nga Proda.
Një realitet i tillë nuk bën shqetësim për ambasadorin e #BE-së 🇪🇺 në #Shqipëri. Shkëlqesia e Tij e çmon kohën duke u marrë me tregun e rrobave të përdorura, por nuk pipëtin për çështje të tilla si kriminalizimi i policisë.

