Solli përmbledhur, ing. Abdulla Diku
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë 2025 përgatitet si pjesë e paketës vjetore të zgjerimit të Bashkimit Evropian. Ai vlerëson përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në BE, duke analizuar reformat politike, ekonomike dhe ligjore. Qëllimi i raportit është të tregojë se sa afër është Shqipëria me standardet e BE-së dhe të japë rekomandime për hapat e ardhshëm drejt integrimit evropian.
Në vijim është një përmbledhje e Kapitullit 27 – “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”
1. Të përgjithshme
• Shqipëria ka një nivel të caktuar përgatitjeje, por nuk ka bërë përparim gjatë periudhës raportuese.
• Nevojë për miratimin e ligjeve për menaxhimin e integruar të mbetjeve dhe për përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesit (EPR).
• U miratua “paketa e maleve” në mars 2025, që mund të ketë pasoja negative për përdorimin e tokës dhe menaxhimin mjedisor.
• Nuk pati zhvillime domethënëse në cilësinë e ujit, ajrit apo mbrojtjen civile.
2. Korniza ligjore dhe institucionale
• Nevojitet zbatim i plotë i Direktivës për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (EIA) dhe Vlerësimit Strategjik Mjedisor (SEA).
• Kapacitetet institucionale janë të dobëta; ka mangësi në cilësinë e VNM-ve, mospërfshirje të publikut dhe zbatim i kufizuar i legjislacionit.
• Amendimet e vitit 2024 për zonat e mbrojtura, dobësuan mbrojtjen ligjore të tyre.
• Kapaciteti inspektues është dobësuar, veçanërisht për krimet mjedisore në zonat e mbrojtura.
3. Natyra dhe biodiversiteti
• Vazhdon ndërtimi i aeroportit të Vlorës në zonën e mbrojtur Narta-Pishë-Poro pavarësisht kërkesave për pezullim.
• Vazhdon prerja dhe gjuetia e paligjshme në pyje dhe zona të mbrojtura.
• Këshillohet identifikimi dhe mbrojtja e zonave për rrjetin Natura 2000.
4. Mbetjet dhe ndotja industriale
• Qeveria ka njoftuar reformë për centralizimin e menaxhimit të mbetjeve; AKEM do të bëhet operator shtetëror nga 2026.
• Asnjë përparim në ndotjen industriale për shkak të mungesës së kapaciteteve dhe fondeve.
• Asnjë përparim në fushën e kimikateve (REACH dhe Biocide).
• Sistemi i monitorimit të ajrit mbetet i kufizuar me vetëm 7 stacione automatike, shumica jofunksionale.
5. Zhurmat dhe Mbrojtja Civile
• Shqipëria nuk ka harta strategjike zhurme dhe plane veprimi.
• Kapacitetet për përballimin e emergjencave janë të kufizuara, sidomos për zjarret.
6. Ndryshimet klimatike
• Asnjë zhvillim i ri në zbatimin e politikave klimatike.
• Shqipëria duhet të miratojë Planin Kombëtar të Energjisë dhe Klimës (NECP) 2021–2030.
• Mungon regjistri i emetimeve dhe kapacitetet financiare e administrative për ndryshimet klimatike.
• Tetë bashki kanë përgatitur plane lokale të adaptimit në shtator 2024.
7. Rekomandimet kryesore për 2025
• Zbatim të plotë të Direktivave EIA dhe SEA dhe pjesëmarrje publike në investime infrastrukturore.
• Forcim të luftës kundër krimit mjedisor dhe zbatim të Direktivave për Krimet dhe Përgjegjësinë Mjedisore.
• Përditësim dhe zbatim të Planit Kombëtar të Adaptimit dhe përafrim me sistemin MRVA për futjen e çmimit të karbonit.
Shqipëria ka mbetur në vendnumëro në fushën e mjedisit dhe klimës!
Përparimi mbetet i kufizuar për shkak të dobësive institucionale, mungesës së fondeve, dhe moszbatimit të ligjeve, ndërsa nevojiten hapa urgjentë në forcimin e qeverisjes mjedisore, menaxhimit të mbetjeve, mbrojtjes së natyrës dhe politikave klimatike.




