Për këdo që lexon këtë raport, përjashtuar propagandistët e partisë-shtet, vihen re problematika të rënda në të gjithë sektorët kyç të mirëfunksionimit të shtetit dhe procesit të anëtarësimit në BE.
Kushtet e pabarabarta në zgjedhje, raporti toksik i qeverisë me gjyqësorin, klima e rënduar dhe tejet e kontrolluar mediatike janë shenjat e një autokracie e cila e godet shtetin në themelet e tij demokratike: zgjedhjet e lira, ndarja e pushteteve, liritë themelore si liria e fjalës.
Integrimi në Bashkimin Europian dhe zhvillimi shoqëror demokratik i Shqipërisë e kërkon në mënyrë urgjente rrëzimin e narko-autokratit ballkanas.
Asnjë llogari gjeopolitike nuk e amniston Edi Ramën.
Vetëm një qeveri demokratike, e ndershme karshi qytetarëve dhe respektuese e institucioneve mund të realizojë aspiratë e madhe europiane të kombit shqiptar.



