Ai akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në kohën kur ishte pjesë e komisionit.
Kreu i ARRSH-së (Autoriteti Rrugor i Shqipërisë), Gentian Gjyli është paraqitur mëngjesin e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme, SPAK.
Gjyli është parë i shoqëruar nga avokati i tij dhe pritet t’i komunikohet akuza për tenderin e Tunelit të Llogarasë.
Për të njëjtën çështje është marrë të premten e pandehur edhe zëvendës kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.

