NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    14 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Fundjava treguese e lidershipit të Partisë Socialiste .
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Fundjava treguese e lidershipit të Partisë Socialiste .

Neutrale
Last updated: 2025/11/03 at 10:46 AM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Fundjavë interesante kjo që lamë pas .
Fatos Nano ish lideri i Partisë Socialiste u largua nga kjo botë . Lideri i projektuar i të ardhmes Erion Veliaj , tanimë i burgosur, foli për herë të parë pas burgimit .

E shkuara edhe e ardhmja edhe në këtë rast nuk mund të ndahen nga e tashmja . Ndaj nuk kishte si të mungonte në këtë skenë lideri aktual Edi Rama .
Ai ishte nën akuzë në gjithë mbrojtjen e Veliajt në Gjykatën Kushtetuese .
Ai ishte pikëllimi që kishte kapluar Ballukun , pikëllim që më duhet ta pranoj e kishte zbukuruar më shumë se kurrë zv/Kryeministren . Ai po ashtu recitoi fjalët e fundit të lamtumirës mbi arkmortin e Nanos i cili sipas fjalëve të vetë Nanos “e solli me thonjtë e paprerë nga Parisi” edhe në shenjë mirënjohje Rama dikur e quante “Robert xhamçakizi” .

Nuk do t’ja lejoja vetes, të analizoja z. Nano sepse një lider i ikur nga kjo botë i ka llogaritë me Zotin edhe historinë .
Të njëjtën heshtje meriton edhe z. Veliaj apo çdo pasardhës i liderit aktual të Partisë Socialiste , të cilët nuk kuptuan se qiraja e morgut politik po u ofrohej si sukses politik.
Aq më pak dua të komentoj Ramën. Pasi këto rreshta nuk dalin për një analizë të plotë të liderit i cili shfaq haptazi sipas rastit dy fytyra herë atë të predatorit e herë atë të performuesit .
Por kjo “fundjavë liderash” ishte ekselente për të reflektuar mbi themelet e lidershipit. Ishte një rast unikal për të kuptuar mungesën e dhimbshme të tij .

-Të menduarit afatgjatë !

Shumica e gabimeve në lidership nuk janë gabime logjike, por dështime perspektive. Mungesa e aftësisë për të menduar në afatgjatë zvogëlon fushpamjen edhe urgjenca bëhet e vetmja strategji. E ardhmja e një kombi nuk ndërtohet duke reaguar ndaj ditëve, ajo formësohet nga liderat mjaftueshëm të pamëshirshëm për t’i injoruar ditët në shërbim të diçkaje më të madhe.
I menduari afatgjatë është sfida e refuzimit për të kërcyer me ritmin e të gjithëve. Shumica e liderëve edhe aspirantëve për lidera ngatërrojnë lëvizjen me progresin. Historia shpesh ka treguar se shpërblen edhe vendos në monumentet e nderit ata lidera që vrapojnë më gjatë edhe jo domosdoshmërisht më shpejt në drejtimin e duhur .

-Toni ndërton urat ose ngre murre!

Një lider mund të ketë të drejtë, mund të jetë mendjehollë, madje edhe brilant, por prapë se prap mënyra e tij e të folurit mund të përcjellë egoizim duke mos lypur kurrë mirëkuptimin. Toni është struktura e padukshme e kuptimit: ai vendos në një masë të rëndësishme nëse fjalët e liderit ndërtojnë ura apo ngrenë murre. Toni i keq është ekuivalenti gjuhësor i servirjes së verës së mirë në një gotë të pistë .

-Udhëheqja me anë te shembullit!

Bota ndryshon nga shembulli ynë, jo nga mendimi ynë. Të gjithë mund të shprehin një bindje aq më shumë liderat ; por pak mund ti jetojnë bindjet e tyre pa duartrokitje. Një lider nuk fiton fuqinë nga artikulimi i parimeve, por nga mishërimi ityre. Integriteti është sfida e qetë dhe e vazhdueshme e të bërit të asaj që është e drejtë kur askush nuk po të shikon.

-Pranimi i përkohshmërisë !

Një lider i mirë me instikt e di se kohët e mira janë një kontratë qiraje, dhe qiradhënësi është përkohshmëria. Një lider i zgjuar i shijon kohët e mira me një farë përuljeje mirënjohjeje edhe pa frikë .
Kur pranon përkohshmërinë lideri e ka kuptuar se bindja edhe besnikëria nuk të mbrojnë; njohja është mjeti që të ndihmon të shohësh dhëmbët pas sharmit edhe rrezikun pas buzëqeshjes.
Kur pranon përkohëshmërinë nuk bëhesh as mendjemadh dhe as viktimë; as shumë i ngurtë dhe i thyeshëm ; as shumë mendjelehtë dhe as i treteshëm. Njerëzit u besojnë liderave me autoritet të heshtur që të qëndrojnë me këmbët në tokë dhe prapë të buzëqeshin.

-Lideri di të ndahet nga pushteti!

Një lider di të jetë i gatshëm të largohet nga çdo gjë nëse nuk i shërben më qëllimit , përndryshe, ai kthehet në një kurator i muzeut të versioneve të skaduara të vetes.
Të lësh të shkuarën është një akt guximi dhe një strategji. Të largohesh do të thotë të zgjedhësh të mos negociosh me kufomën tënde politike , pasi karma është një llogaritar hynor edhe iluzioni veç huamarrje që një ditë paguhet .

-Trashëgimia e një lideri!

Ajo që e dallon një lider nga drejtuesi është aftësia e tij për të qenë mësues. Ai e kupton që jeta e tij është tepër e shkurtër, por forma e sjelljes së tij mund edukon brezin e ardhshëm për të qeverisurur. Një lider duhet të sigurohet se ka edukuar e rritur pasardhës të gatshëm që shteti të mbetet i qëndrueshëm pasi ai të jetë larguar. Kështu lind tradita politike. Jo duke ritualizuar në mënyrë arbitrare ngjarje të rastësishme, por nga vazhdimi i fortë i një stili ekzistence që mishërohet fillimisht tek lideri.

Padyshim çdo brez do të përballet me probleme të ndryshme, por transmetimi i forcës së brendshme të grupit që në çdo moment kaotik të ketë ende burra që dinë të dalin në krye përcaktohet nga Lidershipi.

Ashtu si themelet e një shtëpie, stuhitë mund ta godasin strukturën, mund të lindin kundërshtime dhe sfida, kohërat mund të ndryshojnë, por themeli gjithmonë mbetet.

Mungesa historike e themeleve të lidershipit shndërrohet shumë shpejt dhe lehtë në diktaturë, censurë, tirani dhe në fund, kur tensioni bëhet shumë i madh, në rebelim.

Ndaj pa frikë këtë fundjavë mund ta konsiderojmë fundjava treguese e lidershipit në Partinë Socialiste !

Neutrale November 3, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
14 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
18 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
22 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?