NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    13 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjeneral Piro Ahmetaj “Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës” !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjeneral Piro Ahmetaj “Clark/ShBA, në mbrojtje të Thaçit dhe bashkë-çlirimtarëve të Kosovës” !

Neutrale
Last updated: 2025/11/03 at 10:43 AM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Arritjet, përpjekjet dhe sfidat për ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës së mbas-çlirimit nga Pushtuesit Serb, i kam ndjekur dhe prezantuar në forumet më të larta të sigurisë, si në konferenca, panele si dhe qindra publikime në kryeqytetet e Ballkanit (përfshi Beograd), në Washington, Bruksel, Qëndrën Marshall Gjermani, Kolegjin e NATO-s, dhe në 32 Kryeqytetet e vendeve anëtare të Aleancës.
Po ashtu, kam kontribuar modestisht për përgatitjen e korrnizës si dhe ngritjen e Institucioneve shtetërore të bazuara në balancat demokratike të pushteteve, (si Këshillin e Sigurisë), duke patur njëherësh dhe privilegjin që vlerësimet, rezervat dhe këshillat strategjike ti ndaj me ish-Presidentin Thaçi si dhe udhëheqës të tjerë të Kosovës së pas çlirimit nga makineria kriminale e Millosheviçit.
Në pamundësi t’ju jap përgjigje të dedikuar studiove televizive, gazetave, etj në vijim gjeni konsiderata gjeopolitike mbi protestën e Tiranës (17 Tetor 2025), si dhe konfirmimin e Gjeneralit të mirënjohur Westly Clark për të dëshmuar në Gjykatën e Hagës jo vetëm në mbrojtje të: “bashkëluftëtarit të Tij, Presidentit Hashim Thaçi, por dhe luftës së drejtë të UÇK/USA/NATO për çlirimin e Kosovës”:
Pikësëpari, ajo çka i përbabashkon këto dy ngjarje (protesta e Tiranës dhe dëshmia e Gjeneralit Amerikan) është qëllimi për lirimin udhëheqësve të Kosovës, përkatësisht Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimi, të cilët nga çlirimtarë, akuzohen cinikisht për: “krime lufte si dhe kundër njerëzimit para dhe gjatë luftës 1998 -1999” !
Por edhe pse dy ngjarje me një qëllim të vetëm, i gjej tërësisht të ndryshme, për cilësinë e organizimit, imazhin, mesazhet kombëtare dhe ndërkombëtare që demostrojnë, por para së gjithash për peshën që mbartin për lirimin e udhëheqësve të UÇK-së si dhe aktualitetim e Kosovës moderne.
Konkretisht, dëshmia (deri 21 Nëndor), e Gjeneralit Westly Clark, nga cilësia e ish-Komandantit Suprem të NATO-s në Hagë, mbart një rëndësi kritike jo vetëm për lirimin e Ish-Presidentit Thaçi, por edhe për të nderuar luftën dhe bashkëluftëtarët (amerikanë/UÇK) e çlirimit të Kosovës nga pushtuesit Serb. Dhe meqë jemi te Gjenerali *, për këdo të interesuar do të sugjeroja librin e Tij “Time to Lead”, gjeni përmbledhje brilante mbi dinamikën e përballjes (sy me sy) deri në gjunjëzimin e Millosheviçit (Kasapit të Ballkanit).
Gjithashtu duhet konsideruar se, përveç gjeneralit Clark (me autorizim nga Qeveria e ShBA), jo rastësisht në mbrojtje të Presidentit Thaçi, kanë dëshmuar ish-ndihmës Sekretari  Shtetit, James Rubin, këshilltari ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, etj duke konfirmuar njëkohësisht qëndrimin e ShBA se: “lufta për liri/çlirimin e Kosovës nuk ishte kurrësesi krim”.
Thënë këtë, nënëvizoj se ShBA, jo-rastësisht nuk e ka nënëshkruar marrëveshjen dhe as i njeh vendimet e Gjykatës së Hagës, Për më tepër, në rastin konkret: “duke vënë shenjën e barazisë mes pushtuesve gjakatarë dhe luftëtarëve të lirisë”, kjo Gjykatë ka dalë tërësisht dhe pabesisht (e ngritur me miratimin e Thaçit …) nga binarët e juridiksionit si dhe po krijon një preçedent të turpshëm/rrezikshëm në historinë e pas-luftrave.   
Nga ana tjetër, nuk mund të mos e shpreh keqardhjen për modelin e tejkaluar, skenarin e sforcuar, shpërdorimin për interesa partiake si dhe për nivelin (deri sharlatanë) të protagonistëve në protestën e Tiranës (dt. 17). Uroj të jem gabim, por kjo protestë folklorike, nuk i shërbeu as lirimit të Presidentit Thaçi, as bashkëluftëtarëve si dhe as sencibilizimit dhe promovimit të imazhit dhe dinjitetit kombëtar. 
Për të kundërtën, kujtoj qasjen fisnike me UÇK-në të Presidentit të Shenjtëruar Ibrahim Rugova, edhe pse fitoi në mënyrë plebiçitare ndaj të gjithëve (përfshi patriot të çartur që ende e kosiderojnë Atë tradhëtar); vetë-dorëzimin në Hagë të Kryeministrit Hardinaj, për ti treguar botës mbarë se nuk jemi tribu/kaçak në këto troje, por ndër kombet më të vjetër dhe më fisnik të Europës, si dhe nderimin për përballjen dinjitoze të Presidentit Thaçi para “gjykatës së verbër dhe shurdhër” të Hagës, duke mbrojtur jo vetëm vetë-vehten dhe bashkëluftëtarët (UÇK/USA/NATO) por edhe luftën për liri  dhe pavarësinnë e Kosovës.
Së dyti duke përsëritur përuljen e thellë për gjakun e derdhur, si dhe nderimin për sakrificat sublime të Shqiptarëve të Kosovës në shekuj, nuk mund të mos skalisim mirënjohjen kombëtare për “çlirimtarët e vërtetë” [ShBA/NATO/UK] si dhe për peshën kritike që vijojnë të mbajnë për paqen dhe stabilitetin demokratik të Balkanit Perëndimor.  
Kështu, për Enveristët e vetë-mbrojtjes sovrane, ngrihet një pyetje shumë e thjeshtë: “Nëse ShBA/Trump, konfirmojnë tërheqjen e trupave ushtarake nga Kosova (që sigurisht një ditë do të ndodhë) = kush është opsioni-2 i Kryeministrit në detyrë për të mbrojtur statusquonë teritoriale të Kosovës dhe interesat gjeopolitike të Kombit”!? Pyetje që pa “lejen e vetë-vendosësve” kërkon përgjigje edhe nga Tirana Zyrtare. Ndërsa fakti që menjëhërë mbas: “ngrirjes së dialogut strategjik me Qeverinë Kurti”, anëtarësimi i Kosovës në NATO është konfirmuar ndër prioritetet e Washingtonit, flet më fortë se dezinformimet Ruse, për mbështetjen e ShBA/Presidentit Trump-2 ndaj Kosovës si dhe për ndërthurjen me interesave kombëtare.
Ndërsa për tmerrin  që e ka mbërthyer në fundin e  Tij/z Vučič nga “Shqipëria e Madhe”, mbeten ende pa përgjigje disa pyetje fare të thjeshta: “ndërkohë që Serbia nuk kërcënohet nga asnjë vend i rajonit (kurrësesi nga RSh/Kosova), përse shpenzon më shumë se 3 miliard € në vit (përfshi rrreth 1.64 miliard € me Izraelin dhe 2 miliard me Kinën), për tu armatosur “deri në dhëmbë”, me 18-Mig/29, 12-Rafale, Mi-35, raketa, drone” (?) kryesisht nga Rusia; dhe përse 3/4 e fuqisë ushtarake i mban në kufijtë shtetërorë të Kosovës!?
Gjithësesi, jo vetëm për neo-millosheviçët në Beograd dhe Putinistët në Moskë, e përsëris më fortë: “përsa kohë të ketë prezencë të SHBA/NATO në terren, agresioni ushtarak kundër sovranitetit të Kosovës, përveçse aventurë vetëvrasëse e Serbisë mbetet mision tërësisht i pamundur”.  E thënë ndryshe, riciklimi i maktheve të Millosheviçit 26 vjet mbas humbjes turpëruese me NATO-n, mund të ushqejnë agjendën e radikalëve në Beograd, interesat e Kremlinit dhe krimit të organizuar, apo dhe sorrat rreth liqenit Ujmanit, por kurrësesi nuk trembin kombin Shqiptar si dhe as fuqinë e sprovuar (në 1999) të Aleancës trans-atlantike (USA/NATO/UK/BE)!
Në shtesë/vijim, gjeni respektivisht edhe: “katër rekomandime gjeo-strategjike”:
1)      Mbrojtjen e sovranitetit, statusquo-në Kosovës si dhe zhvillimin e interesave gjeopolitike (mbarë-Kombëtare) në Rajon, Shqipëria dhe Kosova, do mund t’i realizojnë vetëm duke forcuar më tej bashkëpunimin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe BE. (s’ka opsion-2).
2)      Prishtina Zyrtare nuk do duhet kurrësesi të ndërmarrë vendimarrje që minojnë themelet e besimit nga/me “çlirimtarët/USA, që mbajnë ende peshë kritike për paqen, sigurinë dhe ardhmërinë Euroatlantike të Kosovës”.  
3)      Mbetet emergjencë Nr.1 ngritja e një “Grupi të urtësh/wise group”, me personalitete/elita të gjerësisht pranuara, që përtej pazareve part-iake përulen para interesave kombëtare si dhe  përgjegjësive shtetërore për ta jetësuar Platformën: “2-Shtete sovrane 1-Komb i vetëm”, e cila nuk kërcënon (as Serbinë), por kontribuon si një balancë racionale për bashkëjetesën paqësore si dhe integrimin Euroatlantik të rajonit.
4)      Aktorët dhe strategjistët/kolegët në Washington, do t’ju sugjeroja që perspektivën e dialogut strategjik me Kosovën ta para-kushtëzojnë JO me “deliret bollshevike të pushtetarëve që venë e vinë”, por mbi një Matricë Masash të Mirëbesimit Reciprok, gjithësësi të monitoruara nga USA/NATO/BE.
Autori: Gjeneral ®️ Piro Ahmetaj:
Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,
Ballkanit si dhe marrëdhëniet me ShBA/NATO,
Ish: zv/SHSHP, Këshilltar i Presidentit si dhe,
Themelues i Përfaqësisë së RSh në SHAPE/NATO

Neutrale November 3, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
13 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
17 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
21 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?