NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    13 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Homazhet për Fatos Nanon/ “Faleminderit Fatos që dhe veten tënde pakursim për mua”, Xhoana Nano flet mes lotësh: Çerek shekulli më parë rashë në dashuri me ty, sot, dita më e errët e jetës
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Homazhet për Fatos Nanon/ “Faleminderit Fatos që dhe veten tënde pakursim për mua”, Xhoana Nano flet mes lotësh: Çerek shekulli më parë rashë në dashuri me ty, sot, dita më e errët e jetës

Neutrale
Last updated: 2025/11/02 at 12:16 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

“Faleminderit Fatos që dhe veten tënde pakursim për
Xhoana Nano
Xhoana Nano, bashkëshortja e Fatos Nanon, vajza e cila u dashurua me të qysh në moshë të re, ka kujtuar jetën që kaloi përkrah tij, njeriun që ai ishte.

Ajo foli për rrugëtimin e tyre të përbashkët, për dashurinë, ëndrrat dhe sfidat që ndanë ndër vite, duke e përshkruar Fatos Nanon si një njeri të vërtetë, të sinqertë dhe të përkushtuar ndaj vlerave europiane. Sipas saj, ai ishte një personalitet që urrente populizmin dhe servilizmin, duke mbetur gjithnjë i drejtë e i ndershëm në qëndrimet e tij.

Xhoana Nano nënvizoi se Fatos Nano e deshi Shqipërinë me gjithë shpirt, duke paguar shpesh një çmim personal të lartë për idealet e tij. Ajo shprehu mirënjohje për jetën e përbashkët dhe kontributin që ai i dha vendit, duke e cilësuar si një njeri që “eci mes baltës së politikës pa u bërë pis”.

“Faleminderit Fatos, për gjithçka që dhe për mua, për ne dhe për Shqipërinë”, përfundoi ajo mes dhimbjes dhe mirënjohjes.

Fjala e Xhoana Nanos:

Shumë ëndrra dhe shpresa dhe zhgënjime të përbashkëta. Sot është një nga ato ditët që unë nuk do dëshiroja ta jetoja kurrë. E tillë është kjo ditë edhe për fëmijët tanë. Sokolin, Etën dhe Klajdin. Këtu e një çerek shekulli më parë , unë një vajzë e re, me intuitën e moshës, rashë në dashuri me Fatosin. Atëhere nuk e kuptoja pse, por tani e di, kisha rënë në dashuri jo thjesht me fatosin si person, por shumë më shumë se kaq. Kisha rënë në dashuri edhe me vizionin e një Shqipërie ndryshe, komplet tjetër e asaj që jetonim asokohe. Dhe të gjitha këto, do ti gjeja tek Fatosi. Gjë që më lejoni ta përsëris nuk e pata menduar me kaq qartësi atëhere. Me kalimin e kohës, ditë pas dite unë pata fatin të zbuloja tek fatosi vlera dhe cilësi që nuk janë aq të shpeshta në jetën tonë, aq më pak në publike dhe politike.

Për këtë arsye e ndjej për detyrë që disa cilësi të tijat të cilat me mirënjohje të thellë ua them besoj se i njohim të gjithë. Por mbase kur vjen një moment si ky ja vlen të përmblidhen sepse Fatosi ishte shumë më tepër se një figurë publike, shumë më tepër nga ato që janë thënë në histori dhe nëpër media. Fatosi ishte i vërtetë, ai nuk dinte dhe nuk donte të shtirej, si nuk merrte poza, e urrente populizmin, ai bënte atë që besonte dhe besonte tek ajo që bënte. Sepse ai besonte me shpirt te vlerat europiane. Fatosi ishte neveritës ndaj banalitetit, servilizimit, si cc e ka thënë vetë. Ai eci mes baltës të politikës pa u bërë pis. Ai nuk ishte një njeri i zakonshëm, nuk bënte asgjë përgjysëm. As punën, as miqësinë. Ai kishte një zemër të madhe, që dinte të falte dhe të mirëkuptonte dhe të donte me gjithë qenien e tij. Hakmarrja ishte një cilësi që ai nuk e kishte dhe nuk pranonte ta njihte. Këtë e dëshmoi kur drejtori qeverinë menjëherë pas burgosjes së padrejtë. Ishte sjellja e tij ajo që e ndërtoi atë.

Në emër të saj Fatosi solli një frymë të re, që e konsideronte jetën politike jo si një përplasje por si një garë dhe konkurrencë. Ishte i drejtpërdrejtë, ndonjëherë kokëfortë dhe i vështirë, por gjithnjë i ndershëm me veten dhe të tjerët. Ai e donte këtë vend me gjithë shpirt, dhe pavarësisht çmimit të lartë personal që pagoi nuk hoqi dorë nga përpjekja për ta parë Shqipërinë më të drejtë dhe demokratike. Kështu e paraqiti edhe Shqipërinë me burrat e shteteve. Për të gjitha këto sot mes dhimbjes së thellë kam një ndjenjë edhe më të lartë mirënjohje, mirënjohje që pata fatin ta njihja, pata fatin të ecja përkrah tij, të qeshnim dhe të vuanim bashkë, të jetonim. Dua Faleminderit Fatos. Faleminderit që e dhe veten tënde të gjithën pakursim për mua, për ne për vendin tonë. Do të mbetesh përherë në kujtesën tonë.

Neutrale November 2, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
13 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
17 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
21 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?