Kërkimi për shqiptarin ideal ka qenë një sfidë e vjetër. Pas dekadash studimesh, studiuesit kanë arritur në përfundimin se ai është një përzierje unike e cilësive më të mira nga të gjitha krahinat.
Dorëlëshuar si gjirokastrit!
I përulur si vlonjat!
Vetmitar si tironsit!
Zë ulët si tropojanët!
I drejtpërdrejtë si dibranët!
Kapadai si përmetarët!
Arrogant si pogradecarët!
I urtë si beratasit!
Modest si kolonjarët!
Kokëulur si kosovarët!
Dembel si korçarët!
I sinqertë si fierakët!
Punëtor si durrsakët!
Esëll si skrapallinjtë!
Esnaf si elbasanllinjtë!
Peshkatar si devollinjtë!
Fjalëpak si kavajasit!
Demokratë si tepelenasit!
Komunist si shkodranët!
Shkodran si pukjanët!
Dorëshpuar si çamët!
Frikacak si mirditorët!
Patriot si vunjotët!
Denbabaden si kamzalinjtë!
Ateist si shqiptari i Maqedonisë!
Sistematik si shijakësit!
I vetpërmbajtur si laçjanët!
Armiqësor si kuksianët!
Anglofob si hasjanët!
Flokëkrehur si lezhjanët!
I ndershëm (në pazar) si krutanët!
Republikanë si matjanët!

