Rast pas rasti, dëshmohet se pushteti qëndron kundër punëtorëve të këtij vendi, qytetarëve të thjeshtë dhe në krah të shfrytëzuesve.
Siç e kemi thënë prej shumë vitesh dhe madje kërkuar dhe në Kuvendin e Shqipërisë, PD qëndron absolutisht pro statusit të minatorit dhe protestave të drejta qytetare.
Një qeveri e korruptuar e cila ka lënë në harresë zonat e thella ku nxirret pasuria e Shqipërisë dhe përfundon në drejtim të paditur, sigurisht që nuk mund të mbrojë interesat e shtresave më të margjinalizuara shoqërore.

