Në një lokal në zonën e Komunës së Parisit, një debat banal mes dy punonjësve përfundoi në tragjedi.
Kuzhinieri Indrit Salimllari, 34 vjeç, humbi jetën pasi u godit me thikë nga kolegu i tij, Filip Shehu, 41 vjeç, i cili punonte si picier në të njëjtin lokal.
Sipas dëshmive, konflikti ka nisur pas akuzave për “bullizim” dhe fyerje të vazhdueshme që viktima i bënte autorit. Pas një debati të ashpër, Shehu ka nxjerrë thikën e punës dhe e ka goditur kolegun në pjesën e sipërme të trupit.
Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të kolegëve dhe dërgimit në spital, 34-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Autori u arrestua menjëherë nga policia.
Ngjarja ka tronditur zonën, ndërsa banorët flasin për një tension të përhershëm mes dy punonjësve, që grindeshin shpesh.
(Në foto lokali ku ndodhi ngjarja)

