I nominuari për kryeministër të Kosovës Albin Kurti dhe qeveria e propozuar nga ai nuk u votuan nga Kuvendi i Kosovës.
Për Qeverinë Kurti III votuan vetëm 56 deutetë, ndërsa 52 ishin kundër. Abstenuan katër deputetë. Ndër ata që abstenuan janë edhe deputetët e Nismës.
Për zgjedhjen e qeverisë kërkohen 61 vota.
Në këtë mënyrë çështja e krijimit të qeverisë së re kthehet te Presidentja e Kosovës, e cila duhet të zhvillojë konsultime me partitë politike.
Pas konsultimeve duhet të nominojë një kandidatë tjetër. E nëse edhe kjo dështon, Kosova shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Por që tani është e ditur pak a shumë se Kosova do të shkojë në zgjedhje të reja…
Nga Bahri Cani

