Por këtë herë, quhet Ruajtësi i Lirisë – dhe është përsëri franceze.
Atelier Missor me seli në Paris sapo ka zbuluar modelin e një statuje monumentale prej titaniumi që synon të festojë 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara në vitin 2026.
Ajo tregon një figurë mashkullore muskuloze që ngre një glob, duke simbolizuar lirinë dhe progresin.
Vepra e përfunduar është planifikuar të tejkalojë Statujën origjinale të Lirisë në lartësi, duke u bërë statuja më e lartë në botën perëndimore.
Është një projekt privat nga dy vëllezër, Missor dhe Massoud, të cilët drejtojnë atelienë e Parisit të njohur për skulpturat e saj figurative në shkallë të gjerë.
Ata kanë thënë se shumë njerëz janë ofruar të ndihmojnë në financimin e saj, por sfida më e madhe mund të jetë marrja e vizave për ta ndërtuar atë në tokën amerikane.
Nuk ka ende miratim zyrtar nga qeveria amerikane për momentin, megjithëse projekti përputhet me përkujtimet America250.
Atelier Missor thotë se statuja do të jetë bërë tërësisht prej titaniumi për të “,mbijetuar”r për mijëvjeçarë.
Qëllimi i tyre është ta përfundojnë atë në më pak se një vit.
Siç tha Napoleoni, “E pamundura nuk është franceze”!
Nga Saimir Kadiu

