Dr. Altin Joka
Buka moderne nuk është ushqim, është një eksperiment kimik i legalizuar që po ushqehet çdo ditë në tryezat tona.
Që në maj të vitit 1948, në revistën Cereal Chemistry , u botua një studim që sot do të quhej alarm botëror.
Ai tregonte qartë se lloji i bukës me të cilën ushqehemi ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, pjellorinë dhe jetëgjatësinë e organizmave të gjallë.
Në mënyrë befasuese, buka komerciale e grurit të plotë rezultoi më fatale se çdo lloj tjetër buke e përpunuar. Si është e mundur?
Përgjigjja fshihet në “sekretin industrial” të ruajtjes së miellit. Në industrinë moderne, gruri i plotë nuk mund të ruhet gjatë pa u infektuar nga insektet, myku apo bakteret. Prandaj, që të “qëndrojë i freskët”, miellit i shtohen agjentë zbardhues kimike, substanca të cilat në fakt janë vrasës të insekteve me toksicitet të lartë.
Ky është termi “i sjellshëm” që industria përdor për të fshehur realitetin: “zbardhues” = helm.
Studimet kanë treguar se për të mbrojtur grurin e plotë nga insektet, duhen 4 herë më shumë pesticide sesa për miellin e bardhë. Dhe megjithatë, këto kimikate nuk janë neutralizuar në procesin e gatimit ato mbeten në produktin final që quajmë “bukë e plotë ” komerciale.
Është ironike që ajo që supozohet të jetë buka më e shëndetshme, është shpesh më e helmuara. Helmet zbardhuese nuk janë vetëm kimikate, ato janë agjent oksidues, që përshpejtojnë plakjen e miellit. Por gjatë kësaj “plakjeje të detyruar”, oksidimi shkatërron vitaminat dhe enzimat natyrale të grurit, sidomos vitaminën E – një mbrojtëse e domosdoshme kundër sëmundjeve të zemrës, oksidimit të qelizave dhe dëmtimeve nervore.
Nje nga perberesit me te vlefshem te vitamines E, alfa-tokoferoli, eshte antioksidanti qe ruan shendetin e membranave qelizore. Kur ky mungon:
❌Yndyrnat ne trup ngurtsohen dhe prishen, duke krijuar produkte toksike.
❌Membranat nervore demtohen, duke cuar ne paraliza, lodhje kronike, neuropati.
❌Oksidimi ne inde rritet me 250%, duke e bere trupin si “metali qe gerryhet”.
Ky eshte mekanizmi i heshtur permes te cilit buka e perditshme industriale kontribuon ne:
⁉️semundjet kardiovaskulare,
⁉️degjenerimin nervor,
⁉️infertilitetin,
⁉️plakjen e parakohshme.
Ne shume kultura, buka eshte konsideruar “trupi i jetes”. Por ajo qe sot quajme buke eshte nje produkt laboratorik qe s’ka me as shpirtin, as energjine, as permbajtjen e grurit te vertete.
Kerkimet moderne tregojne se:
📍Mielli i zbardhur ka nivel te larte glicemik, qe shkakton rritje te menjehershme te sheqerit dhe insulines.
📍Glutenet e modifikuara (nga gruri i sotem hibrid) jane shume me imunogjene, duke cuar ne rritjen e rasteve me celiaki, alergji dhe autoimunitet.
📍Agjentet oksidues si azodicarbonamide, pervec se jane ndaluar ne shume vende, njihen si kancerogjene te klasit 2.
📍 Glifosati është herbicidi aktiv eshtë helmi më i përdorur në planet mbi 8.6 miliardë kilogramë janë hedhur në tokë që nga vitet ’70.
Edhe pse ne vitin 2015, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin e shpalli glifosatin si “kancerogjen të mundshëm për njerëzit” (Grupi 2A),ai mbrohet me ligj të përdoret në drithëra.
😭Nese buka dikur ishte “shenjë e jetës”, sot ajo është bërë simbol i degradimit industrial të ushqimit dhe fatkeqësisë të shëndetit tonë.

