NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    15 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Armiku i madh i demokratëvë !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Armiku i madh i demokratëvë !

Neutrale
Last updated: 2025/10/24 at 10:01 AM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Nga Irena Beqiraj

E enjtja e emisioneve politike, por jo vetëm, qartazi tregon se tanimë është krijuar një makineri e përsosur ku përfshihen media analistë, gazetarë, intelektualë dhe qëllimi i tyre nuk është më të bindin, por të lodhin. Në ekranet tona “faktet” mbysin njëri tjetrin me bollëkun e tyre, derisa nga lodhja çdo përpjekje për të dalluar të vërtetën ndihet e politizuar.

Ndërsa demokracia kërkon koherencë, autokracia, kultivon zhurmën. Demokracitë vdesin jo vetëm nga gënjeshtrat e dukshme, por edhe nga zhurma që krijohet për “t’i zbuluar” ato, duke pamundësuar të dallojmë ndryshimin midis të vërtetës dhe britmave.

Dje, në rrëmujën tonë demokratike të fakteve, për disa OSBE-ja i kishte çertifikuar zgjidhjet, por njëherazi për disa të tjerë kishte çertifikuar edhe manipulimin e tyre.
Po ashtu zhurma e largimit të disa demokratëve drejt karrigeve të pushtetit, nga të shumtët u interpretua si “përçarje apo shkalafitje e opozitës” .
Ndërsa të tjerë, gjasme pa dert, argumentuan se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar; largimet nuk janë gjë tjetër veçse taktikë makiaveliste e Ramës, për të tërhequr njërëz ambiciozë, por të pa rëndësishëm për opozitën. Ja tek i ndamë edhe demokratët në ca të dorës së parë e ca të dorës së dytë !

Në këtë manual zhurme të hartuar me kujdes qytetarët e këtij vendi besojnë se jetojnë në demokraci. Besim i tyre në sistem nuk është naiv, por i sajuar, thënë ndryshe është produkt i propagandës .

Në këtë kuptim, propaganda nuk ka errësuar vetëm realitetin; ajo po rishkruan gramatikën emocionale përmes së cilës ndihet realiteti.
Pasi autokracia ja arrin të kushtëzojë reflekset, ajo nuk ka më nevojë për kamzhikun, pasi çdo abuzim mund të riinterpretohet si disiplinë edhe mungesa e shpresës është më efektive sesa shtypja .
Edhe ky është gjenialiteti i autokracisë moderne ku jetojmë. Edi Rama nuk ka nevojë t’i ndalojë më zgjedhjet, ai thjesht i zbraz ato nga pritshmëria.
Edhe për t’ja arritur kësaj i nevojitet gumëzhima ritmike e demoralizimit të opozitës, ku të gjithë një zëri përsërisim:

Je e dobët. Je e përçarë. Je e mbaruar.
Duke zëvendësuar faktet me ndjesitë, kritikën me përbuzjen, edhe dyshimi i opozitës mbi veten është bërë i padallueshëm nga çfarë nënkontraktorët e makinerisë së zhurmës rrëfejnë ekraneve.

E pra, pas disa viteve që demokratëve u thuhet se janë kaotikë, elitistë ose naivë, është humane që disa, sidomos ato të parëndësishmit e dorës së dytë, të besojnë se mund të jetë e vërtetë.
Dyshimi në vetvete ripaketohet si realizëm dhe lodhja si pragmatizëm, sepse mendja njerëzore , nuk mund të jetojë pafundësisht në tension; ajo përshtatet, madje edhe me robërinë e saj.

E pra, sot kriza e demokratëve më shumë se politike, më duket psikologjike. Armiku më i madh i demokratëve nuk është Edi Rama, por dyshimi i fshehur se Edi Rama mund të ketë të drejtë. Ky dyshim nuk është organik; është i projektuar, i prodhuar nga makineria e zhurmës që nuk fle kurrë, qëllimi i së cilës është ta bëjë arsyen të ndihet naive dhe empatinë të ndihet e dobët.

Demokratët nuk kanë vdekur. Vetëm se atyre po u thuhet, çdo ditë me këmbëngulje dhe profesionalizëm, të ndihen “kufoma”. Dhe tragjedia është se shumë demokratë ngatërrojnë jehonën me verdiktin.
Çdo të enjte, ndërsa kritikët e opozitës i kryejnë kufomës funeralin, të tjerët përpiqen t’i zgjasin qiranë e morgut !
Çfarë rezultati i mirë për pushtetin autoritar të Ramës, i cili kështu ka prodhuar konsensus pa e fituar kurrë atë!

Neutrale October 24, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
15 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
19 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
22 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?