QQ vlerëson raportin e ODHIR: Nevoja për përmirësim dhe dekurajim të shkelësve të ligjit, rekomandim prioritar.
Qëndresa Qytetare vlerëson raportin e OSCE ODHIR për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, i cili evidenton shqetësimet kryesore të evidentuara nga vëzhguesit tanë gjatë periudhës zgjedhore.
Raporti thekson se “partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar avantazh të padrejtë.” Ky ishte një alarm i ngritur menjëherë pas aktit të pensioneve dhe lehtësirave fiskale të ndërmarra nga qeveria.
OHDIR rekomandon, që ndalimi i perdorimit te burimeve publike duhet te nise diten e shpalljes se zgjedhjeve, jo vetem ne fushate zgjedhore dhe të vendosen sanksione proporcionale dekurajuese duhet të vendosen shpejt kundër shperdorimit te burimeve publike.
Pavarësisht vlerësimit që ODHIR bën për adminsitratën zgjedhore, për shkak të vonesave, mosmarrëveshjeve, nivelit të ulët të njohrive proceduriale të komisionerëve politikë, raporti thekson në krye të tij depolitizimin e adminsitratës zgjedhore si shtyllë kyce për zgjedhje me standarte më të mira. Gjtihashtu rekomandohet përdorim më i lartë dhe transparent i teknologjisë në zgjedhje, duke përfshirë edhe numërimin elektronik.
Vota e diasporës sipas ODHIR u adminsitrua mirë, por për shkak të vonesave partiake, krijoi sfida për KQZ. Nga ana tjetër u raportuan shumë raste presioni ndaj votuesve, sidomos ndaj punonjësve publikë.
Kuadri ligjor dhe interpretimi i ngushtë i tij nga administrata zgjedhore, nuk e parandaluan abuzimin me praktikat e presionit për votën e diasporës.
Sipas ODHIR SPAK pati rol pozitiv në hetimin e korrupsionit zgjedhor, por u vunë në dyshim efektiviteti dhe pavarësia ndaj rasteve të krimit të organizuar të lidhur politikisht.
Qëndresa Qytetare i bën thirrje partive politike parlmentare të krijojnë menjëherë komisionin e reformës zgjedhore për të reflektuar rekomandimet e OSCE OHDIR dhe për të përmirësuar praktikat e adminisitrimit zgjedhor në vend.

