NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    16 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bislim Ahmetaj/Kundër kujt protestohet të premten në Tiranë ?!?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bislim Ahmetaj/Kundër kujt protestohet të premten në Tiranë ?!?

Neutrale
Last updated: 2025/10/16 at 8:54 PM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

➡️Të premten në orën 17.00 në Sheshin “Skenderbej” është thirrur një protestë kombëtare e inicuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-s, e mbështetur nga shumë shoqata dhe organizata patriotike dhe qytetare në Kosovë, Maqedoni, Shqipëri dhe diasporë.
➡️Ky manifestim proteste vjen pas atij të organizuar nga të njëjtët organizatorë, zhvilluar para pak kohësh në Hagë.
➡️Protesta ka për objektiv dhe moto kryesore lirimin e krerëve të UÇK-s, të cilët kanë mbi pesë vite të izoluar në një proces gjykimi të stërgjatur, akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës, gjykatë kjo e votuar me unanimitet nga deputetet e Republikës së Kosovës njëlloj si SPAK-u nga deputetët e Republikës së Shqipërisë.
➡️Protesta e zhvilluar para tribunalit të Hagës ishte krejtësisht e legjitimuar dhe mori vemendjen e duhur nga mediat ndërkombëtare.
🔷️Edhe pse pa dashur të hy në brendësi të akuzave, ato që janë bërë publike deri sot, krerët e UÇK-s përfshirë edhe ish Presidentin Thaçi nuk kanë asnjë akuzë për vrasje të ushtarëve, policëve apo paramilitarëve serb.
🔷️Të gjitha akuzat, të paktën ato që dihen publikisht, janë për vrasje shqiptarësh në kushte dhe rrethana krejtësisht të palegjitimuara të luftës për çlirimin e Kosovës prej okupatorit serb.
🔷️Megjithëse kjo është një temë tjetër që meriton analiza të veçanta, por nëqoftëse në Hagë protesta kishte një efekt të fortë mediatik, sensibilizues, dhe tregoj mbështetje politike dhe njerëzore ndaj të akuzuarve, kjo e të shtunës në Tiranë është në kufijtë e absurdit kafkjan.

Kundër kujt protesohet nesër ?!?

🔷️Kur dihet botërisht që UÇK-ja bazat e para legale i ka pasur në Shqipëri.
🔷️Këtu në Tiranë janë trainuar qysh nga ’92 dhe deri në ’99, kohë kur ndërhyri NATO-ja, që nga legjendari Adem Jashari e deri tek ushtari që deshi dhe mbeti anonim.
🔷️Dihet që Shqipëria me bekimin e Amerikaneve dhe aleatëve të tjerë perëndimor u bë jo vetëm vendi i stervitjes por edhe fuŕnizuesi kryesor me armatim dhe logjistikë ushtarake për UÇK-në.
🔷️Po ashtu ishte toka prej nga nisi ofensiva për luftën çlirimtare të Kosovës.
🔷️Beteja e Koshares është fitorja e parë e UÇK-s duke shënuar thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, që shënonte sprapsjen e ushtrisë Serbe e cila kontrollonte aso kohe gjithë territorin e Kosovës.
🔷️Kush më shumë e kush më pak, kush me hile dhe kush me zemër, që të gjitha qeveritë shqiptare që nga 91 dhe deri sot e kanë mbështetur të paktën publikisht jo vetëm UÇK- por krejt udhëheqjen legjitime të Kosovës dhe kauzën për liri dhe pavarësi të kosovarëve.
🔷️I vetmi që bën përjashtim është Edi Rama, i cili publikisht dhe botërisht në mënyrë të përsëritur ka dalë në krah dhe mbrojtje të hapur të Presidentit Serb, Aleksandër Vuçiçit, ish ministër për informim i kasapit të ballkanit Sllobodan Millosheviçit.
🔷️Është e vërtetë që ai e ka mbështetur vazhdimisht Hashim Thaçin, por kjo nuk justifikon në asnjë rrethanë mbeshtetjen kokëfortë për “Ballkanin e Hapur” i cili e fshinte Kosovën nga harta e Ballkanit dhe rikthente pushtetin ekonomik dhe politik të ish-Jugosllavisë së pas Luftës së II-të Botërore, një projekt ugurzi ky i spekullantit neo-marksist Xhorxh Soros.
🔷️Por çudia dhe absurdi qëndrojnë pikërisht tek fakti që po ky Edi Ramë jep mbështetjen e parezerva të kësaj proteste absurde që i adresohet askujt, kur në Tiranë teorikisht të gjithë janë në mbështetje të UÇK-s dhe krerëve të saj.
➡️A mundet shteti shqiptar pas kësaj proteste të zhbëj Gjykatën e Hagës?
➡️A mundet protesta e të shtunës ti vëj nën presion gjygjtarët dhe prokurorët e kësaj gjykate të mandatuar nga deputetët e Republikës së Kosovës që ti lirojnë , apo ti shpallin të pafajshëm krerët e UÇK-s?
➡️A ka mundësi që protesta e nesërme të siguroj pasqyrim në mediat ndërkombëtare të asaj përmase sa të shndrrohet në presion ndaj kësaj gjykate?!?
🔷️Asnjë prej këtyre pyetjeve nuk legjitimohet dhe s’merr përgjigje pozitive.
🔷️Ndaj protesta e të premtes në Tiranë është thjeshtë një manifestim patriotiko-folklorik që justifikon shpenzimin e disa qindra mijëra eurove dhe për më tepër tregon që asnjërit prej atyre që do të marrin pjesë në të nuk ja ndjen fare, po hiç fare, as për Hashim Thaçin dhe as për të tjerët që gjykohen në një gjygj të stërgjatur në Tribunalin e Hagës, gjykatë që paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës.
➡️Unë autori i këtij shkrimi në pranverën e vitit 1999, si drejtues i Grupimit “Dhjetor ’90” kam qënë inisiatori dhe organizatori i një manifestimi paqësor me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike dhe organizatave patriotike në vend me moton: NATO në Kosovë.
➡️Atë botë ramë dakort njëzëri të marshonim nga Sheshi “Skenderbej” tek Sheshi “Nënë Tereza” mbështjellur me një banderolë 150 të gjatë në të cilën kishte të shkruar vetëm sloganin: NATO në KOSOVË.
➡️Nuk u mbajt asnjë fjalim, sepse kështu ishim dakortësuar, morën pjesë mijëra qytetarë dhe u përcoll nga dhjetëra media ndërkombëtare, aq sa bëri lajm në SHBA, Bruksel dhe në të gjitha qëndrat e ️rëndësishme vendim marrëse.
🔷️Të premten në Tiranë do të bëhen pafundësisht selfie por s’do të arrihet asgjë.
🔷️E vetmja e arritur e protestës së ditës së premte do të jetë ajo që udhëtimi nga Kosova drejt Tiranës do të jetë pa pagesë, pasi trau i “kufirit” të Kalimashit do të jetë i hapur çka tregon edhe një herë që Edi Rama i urren kosovarët dhe të gjithë shqiptarët e veriut.
🔷️Ndërsa nga marshimi qytetarëve të Tiranës i Marsit të vitit 1999 nuk kanë mbetur foto dhe kronika, por SHBA dhe NATO-ja derdhen mijëra tonë predha mbi kazermat e ushtrisë së Sllobodan Millosheviçit nga zemra e Beogradit deri tek kazermat e ushtrisë okupuese në Prishtinë.

Tiranë 16 Tetor 2025

Neutrale October 16, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
16 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
20 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
23 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?