“Patriotizimi âsht streha e fundit e maskarejve”, -thotë një fjalë e urtë!
E pikërisht këtë po ban Edi Rama, në këtë thirrjen e fundit për protestë mbështetëse për UÇK dhe liderat e sajë që gjenden në procedim në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ky maskara,
– i rrënuemun nga opinioni kombëtarë e ndërkombëtarë, para të cilit ka dalë i zbuluem, si kryedrejtues i trafikantëve të narkotikëve dhe veprimeve të tjera kriminale;
– i rrënuem prej faktit që doli hajdut i zgjedhjeve politike dhe vullnetit të popullit, duke mbush parlamentin me idiotë funksional, që vetëm ngrejnë dorën me miratue prapsitë e tij;
– i rrënuem në karakter, para opinionit publik, për shkeljen e kushtetutës dhe ligjeve, ne luftën e tij të brendshme brenda partisë, duke shkarkue Kryebashkiakun e Tiranës, në përpjekjen e tij “me la m.. me sh…”, duke eleminue bashkë-abuzuesin e tij me ligjet Erion Veliaj;
– i rrënuem në shpirt, para opinionit publik si shpirt-kazëm që u shkatërron shtëpitë e banimit dhe bizneset shqiptarëve nga Thethi e Valbona e deri në Konispol, që shkatërron gjithë lokalet e Tiranës e qyteteve të tjera ne vlera miljona e miljona eura;
– i rrënuem si t’faqës i megallomanisë së smutë, duke marrë kompetencat e pushtetit vendor, te te gjitha bashkive ne vend, dhe duke shkarkue punojësit e tyne;
– i rrënem para opinionit publik se përdor si kukull një president injorant si Bajram Begaj, dhe po përballet me kërkesën e shkarkimit të tij;
– i rrënuem nga përzgjedhja dhe përdorimi që po i ban Kryetarit të Kuvendit, ndaj të cilit asht paraqit po ashtu kërkesë për shkarkimin e tij;
– i rrënuem në opinionin publik për dështimin e tij me reformën në drejtësi, dhe dështimin e tij me u garantue siguri gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve dhe po ashtu të dënuarve, që vriten brenda gjykatave dhe institucioneve të vuajtjes së dënimit;
– i rrënuem i rrënuem në opinionin publik, që e neverit skajshmërisht këtë ne cdo dalje publike, qoftë brenda vendit qoftë në takime ndërkombëtare, që me sjellet e tij t’faqet një PALAÇO i vërtet;
…. Ky maskara i rrënuem, don me gjet strehim te protestat patriotike…
Ndaj o demokrat, o qytetarë me mendje të shëndoshë, refuzoni të bëheni mbushës sheshesh me dëgjue “fjalimet patriotike” të Maskarait të Rrënuem Edi Rama!

