NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    16 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Reldar Dedaj/ “McGonigal” shkon në Kuvend
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Reldar Dedaj/ “McGonigal” shkon në Kuvend

Neutrale
Last updated: 2025/10/14 at 8:40 AM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

Kjo është diçka e njohur kudo në botë, ku çdo politikan, qoftë ky edhe kryeministër i një vendi, krijon vetvetiu kundërshtarë. Me arsye, pa arsye, me kinse arsye. Në qoftë se kjo është një e vërtetë botërore, gjitheuropiane, mendo se ç’trajta groteske merr në Ballkan, e sidomos në vendin tonë. Në fakt, kjo ide nuk është veçse njëra anë e medaljes; ana tjetër tregon se ka nga ata që i duan shumë politikanët, madje i duan edhe me gabimet e tyre, për të mos thënë edhe me krimet e tyre. Ndoshta i duan pikërisht se nuk i duan të tjerët. I duan se jetojnë më mirë se të tjerët. Arsyet e dashurisë janë të shumta – legjitime dhe jo, të thella e me raste krejt të pakuptueshme. Njëlloj dhe aspak ndryshe na shfaqet pozicionimi i kryeministrit Edi Rama në vend: një figurë politike që ngjall tension, krijon opinion, mbledh negativitet, por edhe pëlqim me raste. Në fakt, nëse i referohesh medias dhe raportimeve të përditshme gazetareske, figura e tij nuk preket dhe as cënohet seriozisht nga gazetarët dhe analistët e medias së lirë në Shqipëri. Është një figurë që mbulohet pak ose aspak, një figurë që trajtohet veç përciptas, duke mos shkuar kurrë te thelbi.

Nisur nga ky shteg, pa pasur aspak nevojë për shtigje të tjera, forca më e madhe opozitare në vend ka paraqitur në Kuvend një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar, në lidhje me çështjen “McGonigal”. Në mungesë të një hetimi serioz të kësaj çështjeje nga drejtësia e re, i lind nevoja Partisë Demokratike për të avancuar me hetimin e saj. Sqarimi, hetimi dhe faktimi i pjesës shqiptare të kësaj afere është shërbimi më i mirë që një forcë opozitare mund t’i bëjë demokracisë në vend. Edhe pse, duhet theksuar me forcë të madhe se ky komision hetimor po kërkohet nga PD-ja në një kohë kur degradimi i këtij institucioni parlamentar kaq i rëndësishëm për demokracinë në vend është një nga shenjat e qarta se si parlamentarizmi ka degraduar në përgjithësi. Siç thuhet në letër, në republikat parlamentare, komisionet hetimore janë një nga instrumentet kryesore të funksionit të kontrollit që ka legjislativi ndaj ekzekutivit. Pra, kontrolli i parlamentit ndaj qeverisë në republikat parlamentare është thelbi i demokracisë, pasi qytetarët nuk votojnë për ekzekutivin, por vetëm për legjislativin nga del edhe qeveria.

Nga një pjesë e dokumenteve që janë publikuar në mediat amerikane, të lexuara në gjykatë, mësohet se McGonigal pranoi një shumë parash nga një shtetas shqiptar, i quajtur Agron Neza, ish-oficer i inteligjencës shqiptare. Kjo shumë parash u mor fshehurazi, në zarf, brenda një parkingu makinash, ndërsa udhëtimet drejt Tiranës u mbajtën larg raportimeve zyrtare të FBI-së. Në njërin prej udhëtimeve, në mes të miqësive të shumta në Tiranë, takimeve të mbyllura dhe drekave pa fatura, shfaqet edhe një emër që ka edhe peshën e gjithë shtetit: Edi Rama. Në pjesën për Shqipërinë, përshkrimi i akuzës kundër ish-funksionarit të lartë të FBI-së amerikane e nxjerr kryeministrin Edi Rama në rolin e një personazhi kryesor. Mediat e mëdha amerikane i kanë mëshuar këtij fakti. Kuptohet pse. Sigurisht, akuza në fjalë ka në fokus veprat e dyshuara penale të shtetasit amerikan. Për Ramën nuk ka asnjë akuzë penale. Nuk ka as për dy shqiptarët e tjerë të përfshirë, Nezën dhe Duçkën. Ligjërisht, kryeministri qëndron jashtë. Por moralisht, hija e McGonigal-it i rri pas shpine. Sepse për herë të parë një lider shqiptar del në dokumentet e një gjyqi federal amerikan si pjesë e një “rrjeti interesash”, ku takimet nuk janë as zyrtare, as rastësore, por të fshehta, të pambajtura në protokoll. Ato takime që në Amerikë quhen unreported meetings, në Shqipëri kanë një emër më të vjetër: marrëveshje në errësirë.

Mungesa e një akuze penale u paraqit si një gjë e madhe nga Rama dhe oborrtarët e tij, duke ngritur dyshime serioze se një gjë e tillë u vjen më shumë për hosh pikërisht për të zbehur sulmet e opozitës dhe, së dyti, për të zhurmuar sa më shumë të jetë e mundur akuzat politike dhe opinionet negative në qarkullim rreth pjesëmarrjes dhe rolit të tij në aferë. Edi Rama është në telashe të mëdha. Përshkrimi i akuzës dhe shkrimet në mediat më të njohura amerikane e nxjerrin atë në një dritë të keqe, duke e ridizajnuar imazhin e tij. Në dokumentet e prokurorisë amerikane thuhet se, ndërsa ishte ende në detyrë si shef kundërzbulimi i FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal kishte shprehur interes dhe kishte nxitur që të shqyrtohej lobimi i opozitës shqiptare në SHBA, duke e paraqitur si një çështje të mundshme ndikimi të huaj. Këto diskutime, të zhvilluara në të njëjtën periudhë kur ai kishte marrë pagesa të fshehta nga një shtetas shqiptar, krijojnë përfytyrimin e një ndërhyrjeje të fshehtë në dobi të interesave politike të kryeministrit Rama.

Të dy, Rama dhe McGonigal, u peshkuan nga njëri-tjetri si në një rrjet peshkimi, ku secili kërkonte përfitimin e vet: kryeministri shqiptar, për të goditur kundërshtarin e tij pa u njollosur vetë në skenën publike; ish-zyrtari i FBI-së, për të shndërruar ndikimin e tij institucional në fitim personal. Ajo që filloi si një bashkëbisedim mes një politikani ballkanik dhe një burokrati amerikan, përfundoi si një pakt i pashkruar midis etjes për pushtet dhe lakmisë për para, një aleancë që e deformon vetë kuptimin e shërbimit publik në të dy anët e Atlantikut. Prandaj, kërkesa për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen “McGonigal” është e drejtë dhe një lëvizje taktike nga ana e opozitës, edhe pse socialistët do ta refuzojnë atë, por duke mos e pranuar ngritjen e një komisioni të tillë, në fakt, në vend që të fashisin ndikimin e Kryeministrit në afer, socialistët i japin akoma edhe më shumë zë. Sepse vetëm duke e refuzuar, ata mund ta ngjallin atë.

Neutrale October 14, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
16 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
19 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
23 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?