NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    16 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nga Denis Zavalani/ Kultura në rrugë…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nga Denis Zavalani/ Kultura në rrugë…

Neutrale
Last updated: 2025/10/14 at 8:39 AM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

Kur nxitojmë për në punë a shkollë, për një hall në administratë apo një kafe me miqtë, shpesh kalojmë pranë pirgjeve me libra, ku të renditur bukur e ku të hedhur shkujdesshëm, në cepa pallatesh, hije pemësh, bordura, stola e përgjatë urave. Shtrihet rradhë-rradhë kultura shqiptare, shkrimtarë të njohur e të panjohur, shqiptarë e të huaj, libra të vjetër apo të rinj, përkthime të reja apo të vjetra ose përkthime të vjetra me kopertina të reja, me apo pa të drejtë autori pushtojnë rrugët, sheshet e trotuarët.

Shtrihet mundimshëm kultura shqiptare, perlat dhe plehërat e saj qëndrojnë sup më sup të shtrirë në rrugë apo të mbështetur në mure a shtylla e stola, mëshirueshëm.

Libra të pistë nga pluhuri, të zverdhur nga dielli e të mykur nga lagështia, erëkeqë dhe të fryrë nga mufatja, të shtrembëruar nga shtypja, rrasja, mundimi e pakujdesia, të grisur e të dëmtuar nga shpërfillja e mosvlerësimi i atyre që i shesin.

Shitës analfabetë që shesin një mall që nuk e njohin, nuk e vlerësojnë, të katandisur e të zhubrosur me keq se “malli” që shesin, matrapazë që i vendosin çmimin librit nga madhësia e formatit të kopertinës ose shumë-shumë nga pesha e tij.

Megjithatë, përsëri, na bëjnë që të ngadalësojmë ecjen e të ndalemi hera-herës për të hedhur vështrimet në këto pirgje, edhe nëse nuk do të blesh asgjë, vështrimi i shpejtë i hedhur në këtë ekspoze, është në vetvehte shenjë respekti ndaj shkrimtarëve që njohim apo librave që kemi lexuar apo dëgjuar për to, gjithmonë me kuriozitetin për të gjetur diçka të re për të plotësuar boshllëqet që kemi në bibliotekë apo ndërgjegjje.

Qëllon që në këto pirgje apo pellgje librash të gjesh papritur një “perlë” që kur vështrimi përkëdhelës prek tërësinë e tyre, të shkrep shkëndija e kënaqësisë që ke gjetur një libër që të mungonte, një përkthim të një shkrimtari tënd të preferuar, që nuk e dije që ekzistonte. Sheh një libër që ka qenë pjesë në bibliotekën tënde e që kushedi ç’arsye nuk e gjen më, se t’a ka marrë vëllai, motra, shoku/shoqja a një kushëri e nuk është kujtuar ose nuk ka dashur të t’a kthejë sërish. Ndoshta është një kopje që ti kur shkon për vizitë tek këta individë e sheh këtë libër në bibliotekat e tyre, të ngrihen qimet e kokës përpjetë dhe rrekesh ndërmjet dilemës që t’ia kërkosh sërish mbrapsht duke tronditur marrëdhëniet fisnore apo shoqërore, apo t’a gëlltisësh sikur nuk e ke parë apo nuk e mban mend. Nga ky siklet të shpëton pikërisht ai shitësi i padenjë i librave kur sheh aty librin që të plotëson këtë boshllëk që të ka lënë në bibliotekën apo në kujtesën tënde.

Mund të gjesh në këto pirgje, ndonjë kopje që nuk e gjen ndoshta as në Bibliotekën Kombëtare sepse disa nga kopjet ruhen si virgjëresha-murgesha meqenëse shoqet e tyre (kopjet) persona të papërgjegjshëm i kanë marrë e nuk i kanë kthyer kurrë. Por ti e gjen aty, një kopje, në trotuar a në rrugë, rastësisht, të hedhur e të harruar, të pavlerësuar, të paçmuar, të papërfillur dhe me një çmim shumë më të lirë se sa do të ishe i gatshëm të paguaje për t’a patur.
Por kujdes… se si reagoni përpara një situate të tillë, shitësi, pavarësisht pamjes, është i kujdesshëm që të përfitojë sa më shumë nga objekti i interesit tënd. Përdor disa teknika biznesi, sillu shpërfillshëm, mos e trego interesimin tënd, shih disa libra të tjerë të parëndësishëm në fillim, pyet për çminin e tyre, ngërdheshu për të shprehur pakënaqësinë dhe shpërfilljen dhe pastaj… pyet për atë… nëse ke fat ai nuk e ka vënë re interesimin tënd dhe dëshirën e zjarrtë do e blesh librin shumë lirë, në të kundërt 5 fishin, 10 fishin e çmimit real.

Kultura e rrugës është njësoj me kulturën e salloneve dhe bibliotekave, ato ndryshojnë në formë apo paraqitje por asnjëherë në përmbajtje. Njësoj do t’a shijosh magjinë e Kadaresë, ironinë dhe sarkazmën pijanece të Dritëro Agollit, çmendurinë e Niçes e Dostojevskit, madhështinë e Hugoit apo mjeshtërinë satanike të Bodlerit.

Librat e blerë në rrugë në fillim do të hyjnë me drojë në bibliotekën tënde, përbri librave të shtrenjtë, do të shtrëngohen dhe pranë atyre librave luksozë që të kanë dhuruar miqtë të cilët nuk i ke lexuar se miqtë ose nuk e njohin shijen tënde, ose të kanë dhuruar një libër që atyre ua ka dhuruar dikush tjetër e atyre nuk u ka pëlqyer dhe kanë gjetur zgjidhjen të t’a bëjnë dhuratë duke kursyer paratë për dhuratat.
Më besoni miq kënaqësia që të falin librat e rrugës nuk ka të krahasuar me librat e blerë në librari, panaire apo të dhuruar. Kemi nevojë për këtë kulturë të rrugës po aq sa kemi nevojë për kulturën dhe edukimin formal, përmbledhin në vetvehte, copëza kujtimesh e formimesh, njerëz apo ngjarje, është biografia jonë e shkruar nga të tjerë. Sa bosh do të ishte jeta jonë nëse nuk do të kishim miq (nëpërmjet librave) shkrimtarët e mëdhenj, që na tregojnë histori, trishtimi, dashurie, erotike dhe intriga në bashkëbisedime që kapërcejnë shekujt, që na përgjumin me librat e tyre e që na shoqërojnë kur kemi disa çaste të lira, apo kur bëjmë udhëtime të gjata.

Uroj që fushata kundër informalitetit mos prekë shitësit ambulantë të librave sepse do të na vështirësonte kënaqësinë e gjurmimit dhe gjetjes të librave të rrallë e të pazëvendësueshëm.

Neutrale October 14, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
16 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
20 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
24 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?