NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    16 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Eduard Halimi/ A duhen konfiskuar pronat e blera në mirëbesim nga qytetarët kur ata NUK e dinin se rrjedhin nga veprimtari jo të ligjshme
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Eduard Halimi/ A duhen konfiskuar pronat e blera në mirëbesim nga qytetarët kur ata NUK e dinin se rrjedhin nga veprimtari jo të ligjshme

Neutrale
Last updated: 2025/10/14 at 12:50 PM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

❌ Strasburgu godet sërish Italinë: konfiskimet e pronave pa dënim penal në fokusin e GJEDNJ-së

⛔️ Rasti Petruzzo dhe të tjerë kundër Italisë – nga ndërtimet pa leje te konfiskimet ndaj personave të tretë në mirëbesim një tjetër sinjal që prek edhe Shqipërinë.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) ne datën 9 tetor 2025 ka shpallur një tjetër vendim kundër Italisë në çështjen Petruzzo dhe të tjerë kundër Italisë, duke trajtuar sërish problematikën e konfiskimeve pa dënim penal përfundimtar. Ky vendim, si ai i mëparshmi “Isaia kundër Italisë”, vendos në qendër të debatit parimin themelor “nulla poena sine lege” – asnjë ndëshkim pa ligj – dhe kufijtë e ndërhyrjes së shtetit në të drejtën e pronës.

Rasti kishte të bënte me konfiskimin e truallit dhe ndërtimeve të kryera në kundërshtim me ligjin urbanistik italian, ku gjykatat vendase kishin shpallur se vepra ekzistonte, por nuk kishin dhënë dënim penal për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale. Ndërkohë të tretë kishin blere pronat me mirëbesim. Megjithatë, ato kishin urdhëruar konfiskimin e pronave, edhe ndaj personave që nuk ishin dënuar.

GJEDNJ vlerësoi se kjo masë, në thelb, kishte natyrë ndëshkuese dhe përbënte shkelje të nenit 7 të Konventës Evropiane (“Nuk ka dënim pa ligj”), sepse ndëshkimi u zbatua ndaj personave që nuk ishin shpallur fajtorë.

Gjykata konstatoi se:

– Autoritetet italiane kishin aplikuar konfiskimin si një dënim penal i fshehtë, pavarësisht mungesës së një vendimi fajësie;

– Dispozitat që lejonin këtë praktikë nuk ishin mjaftueshëm të parashikueshme;

– Zbatimi i masës edhe ndaj personave të tretë ishte joproporcional dhe arbitrar.

Në thelb, Strasburgu vendosi se konfiskimi i pronës nuk mund të ndodhë pa një dënim penal të formës së prerë, edhe nëse shkelja administrative apo urbanistike është e qartë. Personat e tretë që janë në bona fede (mirëbesim) janë të mbrojtur.

✅ Implikimet për Shqipërinë

Për ne avokatët këto vendime janë shumë të rëndësishme por besoj se duhet të jenë të tillë edhe per Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar , atë të Juridiksionit të Përgjithëshëm, gjykatat e zakonshme, ato speciale e sidomos për Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Sepse është tashmë rasti i dytë brenda pak muajsh që GJEDNJ vendos kundër Italisë për çështje që prekin drejtpërdrejt filozofinë e ligjit antimafia dhe konfiskimeve pa vendim penal.

Për Shqipërinë, kjo është një thirrje për reflektim të thellë: çdo sekuestrim apo konfiskim i pasurisë duhet të mbështetet në prova konkrete dhe vendime të formës së prerë, përndryshe rrezikon të shkelet neni 7 dhe neni 1 i Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane.

Në praktikë, shumë vendime në vend kanë ndjekur të njëjtin model si në Itali — sekuestrime mbi “dyshime serioze” apo ndaj personave që nuk janë subjekt i akuzës. Parimi i mirëbesimit është fondamental!

#law
#lawyer
#avokat
#spak
#gjykataelartë
#gjykatakushtetuese
#Prokuroria
#albania
#italia
#ECHR

Neutrale October 14, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
16 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
20 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
23 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?