NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    16 hours ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    3 days ago
    Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit
    3 days ago
    Çështja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit/ Gazment Bardhi: KEQARDHJE PËR GJYKATËN KUSHTETUESE QË NË KËTË ÇËSHTJE U ZEQINIZUA! TURP!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Fitorja që u shndërrua në një zgjim kombëtar
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
Kryesore Politikë
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
Kryesore
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
Të tjera
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
Kryesore
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Fitorja që u shndërrua në një zgjim kombëtar

Neutrale
Last updated: 2025/10/12 at 10:36 AM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

Një fitore që tejkaloi kufijtë e një ndeshjeje futbolli, që u bë këngë, lot, fluturim dhe dritë. Mbrëmja e 11 tetorit 2025 do të kujtohet gjatë si nata kur Shqipëria u përqafua me lavdinë, kur zemrat shqiptare në çdo cep të botës rrahën në një ritëm të vetëm kuqezi. Në “Gradski Stadion Dubočica” të Leskovcit, përballë një publiku armiqësor dhe nën një qiell të ngarkuar tensioni, djemtë e Kombëtares shkruan një nga faqet më të ndritura të historisë sonë sportive: Shqipëria mposhti Serbinë 1-0, me golin e artë të Rey Manajt.

Ky nuk ishte vetëm një gol; ishte një britmë e shpirtit shqiptar që e tronditi heshtjen e atyre që dikur donin ta mbysnin. Ishte rikthimi i dinjitetit në fushën e blertë, ku flamuri kuqezi u valëvit me krenarinë e një populli që di të durojë, të ngrihet dhe të fitojë. Nga stadiumi në Leskovac deri te sheshet e Tiranës, Prishtinës, Shkodrës, Londrës e Nju Jorkut, çdo zemër shqiptare u bë një dritë e vetme në qiellin e kësaj fitoreje.

Mbrëmja e 11-të u shndërrua në një agim të ri për kombin, në një zgjim që na bashkoi në këngë, në lot gëzimi dhe në krenarinë për të thënë me plot gojën: “O sa mirë me qene shqiptar, o hej!”

Fitorja 1-0 kundër Serbisë, ishte fitorja që ndezi kuqezi mbrëmjen e 11-12 tetorit në mbarë rruzullin, me një atmosferë e epërme festive. Ishte fitorja e fitoreve, që u shndërrua në një ngjarje historike për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Një ndeshje, një gol, një fitore, një foto ikonike dhe një pafundësi emocionesh përshkuan si një energji drite kuqezi globin cep më cep, duke çuar triumfin e një ndeshjeje futbolli në triumfin e një beteje historike.
Patjetër që heroi i mbrëmjes ishte Rey Manaj, i cili në minutën e fundit të pjesë së parë shënoi golin e vetëm dhe përcaktues të ndeshjes, pas një aksioni të gjatë në zonën e serbëve. Pas një topi të devijuar nga Ajeti, Manaj goditi fluturimthi duke dërguar topin në rrjetë.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar 0-1 mbrëmjen e 11 tetorit 2025 ndaj Serbisë në stadiumin “Gradski stadion Dubočica”, në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës.
Kjo nuk ishte thjeshtë një fitore. Siç e dëshmoi shqiptaria në mbarë botën, duke festuar gjatë gjithë mbrëmjes së 11 tetorit, deri në të zbardhur të 12 tetorit. Zemrat e shqiptarëve shpërtheu në qiellin e shtatë të gëzimit, atyre që patën fatin të ishin në stadium, të tjerëve që e ndoqën nga shtëpitë e tyre, nga ambientet private, sheshet dhe bulevardet. Kurrë shqiptaria nuk e ngjiti më lart shpirtin kombëtar se sa kësaj here, flamujt dhe shqiponja fluturuan në qiejt e krejt shqiptarisë dhe botës. Gëzimi mbushi zemrat e miliona shqiptarëve, të cilët u bashkuan në kremtimin e kësaj fitoreje si në përjetimin e një akti të madh historik. Legjitimiteti i kësaj fitoreje i thirri të gjithë për t’i dhënë përmasa qiellore këtij shpirti, që u bë oguri i mirë i besimit te triumfi.
Fitorja e kësaj ndeshjeje futbolli ndaj Serbisë, nën një situatë të ngarkuar paniku, militarizimi, bombardimi antishqiptar të një publiku gjoja të maturuar, për të shmangur incidentet si presion i sanksioneve nga FIFA, publik i cili brohoriste gjatë gjithë minutave të kësaj përballje “Kosova është Serbi”, ishte një fitore që duhej fituar, ishte një gol që duhej ta tundtë rrjetën serbë, si flamuri “Autoktonus” më 14 tetor 2014, në stadiumin “Partizan” të Beogradit, pjesë e kualifikimeve për Euro 2016, që grisi dhe e bëri zhele qiellin e Serbisë.
Historia shumëvjeçare e urrejtjes dhe hakmarrjes shqiptare ndaj një një armiku historik të kombit shqiptar, e shndërroi fitoren e një ndeshjeje futbolli, në një fitore të denjë për librin e madh të historisë, ku fjalët nuk shkruhen me gjak, por me djersë dhe lot gëzimi, me thirrjen që kaploi qiellin e këtij tetori “O sa mirë me qene shqiptar o hej”.
Kaq shumë na duhej kjo fitore, sepse kaq pafund ne meritojmë të jemi pjesë e historisë së futbollit të vërtetë, e sportivitetit dhe e shpirtit festiv, që e rikonfirmon fuqishëm, se ne jemi të denjë për lartësimin e emocioneve që na shpien te fitorja.
Serbët u mundon në shtëpinë e tyre. Serbëve u dhamë një humbje të hidhur, një disfatë fatale, u dhamë gjithashtu një leksion civilizimi, për t’u treguar, se nuk mund të fitohet me shpirtin e kredhur në natat e së shkuarës, të cilat ata i ndërsyen mizorisht dhe padrejtësisht ndaj shqiptarëve.
Serbëve më shumë se u sollëm një disfatë shkatërruese sportive, i dërrmuam me shqiponjën që skalitëm në zemër të shpirtit të fitores, i shkallmuam me festën që e shndërroi në ngjarje historike një fitore futbolli.
Sot ne jemi jo vetëm fitues të një ndeshjeje, por edhe favorit të pjesëmarrjes në Kupën e Botës, gjithashtu edhe të bashkuar në një zgjim kombëtar, në atë të drejtë për t’u ndjerë një, edhe pse të ndarë padrejtësisht nga historia, edhe pse të ikur shpirttrazuar në rrugën drejt ëndrrave, atje ku bota i bënte vend fatit tonë në tokën e huaj.
Ne ishim, jemi dhe do të jemi krenar që jemi shqiptar, dhe këtë ne e kemi dëshmuar botërisht përmes integritetit, qytetarisë, dinjitetit, bashkëjetesës ndërfetare dhe ndërkulturore, edhe përmes ambicieve për të patur një vend të merituar në historinë e futbollit, këtij sporti kaq popullor, kaq emocionues dhe flakërues të shpirtit atdhetar.

Albert Vataj

Neutrale October 12, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
16 hours ago
Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”
20 hours ago
Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË
24 hours ago
Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…
2 days ago
Veliaj nga burgu, del kundër Ramës: Pezulloni ndarjen e bashkive
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën

Rama për “WELT”: Korrupsioni po luftohet, por drejtësia “nuk është europiane”

Luçiano Boçi/ SHQIPËRIA E PARA NGA FUNDI NË ARSIMIN E LARTË

Kryeministri Rama: Do hapen tre aeroporte të reja, Kukësi, Vlora dhe një tjetër në Jug të vendit…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?