✅ 1.Shega fruti që riparon qelizat.
Shega nuk është frut i zakonshëm. Përmban ellagitannina që në zorrë shndërrohen në Urolithin A , një molekulë që ndihmon rigjenerimin e mitokondrive, “baterive” të trupit.
Vetëm trupat me mikrobiotë të shëndetshme arrijnë ta prodhojnë.
Pra, shega nuk “jep jetë” ajo teston sa gjallë është sistemi yt tretës, dhe komunikon me të
✅ 2.Karota.
Karota është si një fener i vogël portokalli, por drita e saj ndizet vetëm kur trupi di ta përkthejë.
Pigmenti i saj, beta-karoteni, kthehet në vitaminë A vetëm nëse trupi ka yndyrna të mira dhe zink të mjaftueshëm.
Pa këto, karota mbetet thjesht ngjyrë e bukur në pjatë,këtë mos e harroni
Ndaj hidh pak vaj ulliri ose avokado.
Sepse asnjë ushqim nuk funksionon i vetëm edhe natyra bashkëpunon.
✅3. Hudhra , antibiotiku që “frikësohet” nga thika.
Hudhra është një laborator i vogël kimik.
Kur e shtyp, ajo çliron alicinën, substancën që vret bakteret, viruset dhe kërpudhat.
Por kjo magji ndodh vetëm kur e lë për 60 sekonda para se ta konsumosh
Nëse e hedh direkt në tigan, enzima që krijon alicinën shkatërrohet nga nxehtësia dhe ti humbet fuqinë e saj shëruese.
Lëre hudhrën “të marrë frymë” një minutë. Do të të japë më shumë jetë se çdo antibiotik.
✅4. Banania e pjekur antidepresivi i natyrës.
Pikat e zeza në banane nuk janë shenja prishjeje janë shenja jete.
Në atë fazë, fruti është i mbushur me dopaminë dhe serotoninë natyrale, hormonët që ngrejnë humorin
dhe qetësojnë sistemin nervor.
Prandaj banania e pjekur është e shkëlqyer për trurin në mëngjes, por e rëndë për pankreasin në darkë.
Zgjidh orën, jo vetëm frutin. Ritmi është pjesë e shëndetit,banania e pjekur komunikon më mirë me qelizat tona,se e papjekura.
✅Boronicat vaksina e natyrës.
Boronicat janë frutat që mbrojnë trurin.
Pigmentet e tyre blu, anthocianinat, kalojnë barrierën gjak–tru dhe parandalojnë dëmtimin nervor që vjen nga stresi oksidativ.
Në laboratorë është vërtetuar se përmirësojnë kujtesën, fokusin dhe forcën mendore.
Ato kur futen në trupin tonë ,ai nga plrgjumja fillon e komunikon edhe me qelizat e tjera.Boronica i meson trupit tonë si të flasë më bukur.Një mësuese e pashoq.
Një grusht boronica çdo ditë është si një “update” për sistemin nervor.
Miq, ushqimi nuk ushqen, ai komunikon. Pyetja është: TI e dëgjon dot?
Dr. Altin Joka (Nutricionist)

