Nga Irena Beqiraj
Dje u mbushën 100 vjet nga formimi më 2 Shtator 1925 i Bankës Qëndrore Shqiptare, e cila u formua me 75% kapital italian dhe 25 % kapital serb zvicerian dhe belg.
Historia e krijimit të saj, ka një mësim që fatkeqësisht shqiptarët nuk e kanë mësuar as pas 100 vitesh.
Krijimi i saj ishte një përpjekje e nisur që me qeverinë e Ismail bej Vlorës në 1913, por formëzimi i saj mori rrugë më 15 mars 1925 me nënshkrimin e marrëveshjes së krijimit të Bankës Kombëtare Shqiptare nga Mario Alberti si përfaqësues i grupit financiar italian dhe nga Mufid Bej Libohova, Ministri i Financave dhe i Jashtëm shqiptar, i cili përfaqësonte shtetin shqiptar. Marrëveshja kishte kushte shumë përcaktuese mbi mënyrën se si do të shpërndahej kapitali i saj, ekuivalent me 12.5 milion franga ari. Për të ruajtuar pavarsinë nga ekzekutivi u ndalua që qeveria shqiptare të kishte aksione në këtë bankë.
Pjesëmarrja e qytetarëve shqiptarë u vendos të ishte në një maksimum prej 49 përqind. Ndërsa 51 përqind të aksioneve do të mbaheshin nga autoritetet financiare italiane
Por nuk ndodhi kështu. Vende të tjera si Belgjika, Zvicra dhe Jugosllavia shprehën interesa në këtë ndërmarrje dhe nuk kishin ndërmend të tërhiqeshin.
Për arsye politike dhe mbajtjen e ekuilibrave brenda Lidhjes këto vende nuk mund të injoroheshin.
Por, nëse një kuotë e caktuar e aksioneve do t’u jepej këtyre vendeve nga kuota 51% që mbahej nga italianët, shqiptarët do të përfundonin aksionerë të shumicës dhe rrjedhimisht menaxhues të bankës.
Megjithëse Italianët u përpoqën t’i sabotonin këto përpjekje kryesisht të Jugosllavëve, me arsyetimin se me bekimin e Lidhjes së Kombeve, interesat e Italisë kishin përparësi, nuk ja arritën që pjesëmarrja e jugosllavëve, zviceranëve dhe belgëve në bankë të ulej poshtë 25% përqind .
Per të siguruar shumicën vendimmarrëse italianët bën të mundur që pjesëmarrja e bankave jugosllave belge dhe zviceriane tê kryehej në kurriz të 49 % të aksioneve të rezervuara në Marrëveshje për shqiptarët .
Udhëzime të qarta për këtë qëllim u dërguan nga Mussolini në 30 Mars tek Ministri Italian në Durrës . Sipas këtyre udhëzimeve, 30 përqind e kapitalit aksioner të shqiptarëve do t’u alokohej shqiptarëve që jetonin dhe kishin lidhje me Italinë, ku nuk mungoi emri i Eqerem LIbohovës, i cili ishte Ambasadori shqiptar në Itali dhe vëllai i Mufid Libohovës ministrit shqiptar të financave.
Kjo përqindje siç parashikoi edhe i Ngarkuari me Punë për Zyrën e Jashtme Britanike në Shqipëri përfundoi në duar të italianëve. Në letrat e dërguara prej tij qeverisë anglese shkruhet:
“Unë kam pak dyshim që aksionet e nënshkruara nga shqiptarët në Itali do të dalin shumë shpejt në treg dhe se italianët do t’i blejnë ato” .
Ndërkohë që edhe 19 % i mbetur i cili duhej të blihej nga shqiptarët në Shqipëri përfundoi në duart e italianëve.
Shqiptarët “e pavarur” dhe “liridashës” nuk ishin mësuar të shikonin përtej gardhit të tyre, i ruanin paratë në sunduk apo të varrosura në oborr.
Ndaj me shumë cinizëm, G. Moojen, një zyrtar kolonial holandez, mendonte se Shqipëria ishte një vend ku “njëfarë mençurie financiare mund të imponohej vetëm me anë të një revolveri”
Revolveri nuk u përdor dhe shqiptarët nuk u paraqitën për të blërë qoftë edhe një akson të kësaj bankë. Rezultati ishte: 25 përqind e kapitalit ju alokua bankave jugosllave, zvicerane dhe belge, 75 përqind mbahej direkt ose indirekt nga Italianët .
Shqiptarët kështu lanë në dorë të italianëve drejtimin e politikës monteare, e cila u orjentua më shumë drejt stabilitetit sesa zhvillimit.
Sipas mendimit të Pernack një ekonomist i kohës, “ politikat monetare dhe të kreditit të ndjekura nga Banka Kombëtare e Shqipërisë tregojnë se ajo nuk ishte aq e interesuar për një politikë e cila siguronte rritje ekonomike, por për stabilitetin e vlerës së monedhës dhe rritjen e përfitimit të Bankës. Qasja e kujdesshme e bankës emetuese, sipas Pernack, “frenoi qëllimisht rritjen e një sistemi adekuat të kreditit dhe nevojave për kapital në vend, duke e lënë Shqipërinë një vend të prapambetur dhe të pazhvilluar ekonomikisht”.
Si për dreq qëlloi që 100 vjetori i Bankën së Shqiperisë, të përkonte me ditën që çdo ekran ishte i pushtuar nga entuziazmi dhe dëshira e zonjës Kos, që Shqipëria të paktën një nga vendet e Ballkanit të ecë përpara me negociatat .
Zonja, Kos është në të drejtën e saj që si komisionere të përpiqet apo të dëshirojë të mos e lër postin pa asnjë arritje.
Por ironikisht ky entuziazëm vjen ditën e kujtesës sesi shqiptarët trima të pavarur e liridashës nuk mësuan asgjë nga historia e tyre .
Edhe pas 100 vitesh të renditur tek nevojtarët ato drejtohen nga strategë po shqiptarë të cilët për të mbajtur pushtetin shesin e blejnë entuziazmin e të huajve si arritje, duke ushqyer me lugë bosh shpresat për zhvillim !


