Sa misterioze figura e meshtarit, e pakuptueshme edhe për ne vetë. Në një botë që ndryshon pa kuptuar, ata mbesin të pandryshuar duke u përpjekur ti përshtaten asaj.
Kritikohen shpeshherë, ndoshta edhe me të drejtë por mos harroni janë njerëz, ju falet edhe atyre gabimi. Jetojnë për të shërbyer, në shërbim gjejnë lumturinë, lumturi që në shumë raste përbëhet nga stresi, lodhja, vetmia dhe sëmundja.
Ata jetojnë jo për vete por për tjerët, për të ju dhuruar lumturinë, çuditshem atë që ndoshta shumë herë nuk e kanë as për vete.
U përkasin të gjithve dhe askujt.
Çdo natë ata e mbyllin derën vetem, duke mbartur mbi vete gëzimin e një ditë por edhe dhimbjen e shumë të tjerave. Në këtë vetmi kanë miq të vërteten absolute dhe dashurinë falas e pa kushte. Këta janë ADN e tyre.
Dashamirësia për një prift në fund të fundit është dashamirësia për Zotin ( jo vetem për personin), për të vërteten që mbase nuk kuptohet dhe për vetë njerëzimin i cili ka nevojë për këto elemente. Lërini një popull pa prifta e pas pak vitesh do të adhurojnë kafshët. Gëzuar festen e Shën Gjon Maria Vianney. Lutuni dhe duani priftat këto njerëz të çuditshem…

