NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    17 hours ago
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    4 days ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    4 days ago
    Sali Berisha drejt SHBA, kreu i PD: Do marr pjesë në një konferencë të Partisë Republikane
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ilir Levonja/ Demokrat mos e ulni kokën, s’keni humbur ju, ka humbur Shqipëria !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
Kryesore Politikë
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
Aktualitet
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
Të tjera
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
Të tjera
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ilir Levonja/ Demokrat mos e ulni kokën, s’keni humbur ju, ka humbur Shqipëria !

Neutrale
Last updated: 2025/05/13 at 11:56 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Demokratë mos e ulni kokën!

Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria. Ishte fushata dhe ringritja më e madhe historike, më normalja që i kishte hije një fushate vërtetë demokratike, një ringritje pas kaq e kaq kohësh përsekutim social, burgosje, telendisje etj., u pa rishtas një program politik për rimkëmbjen e vëndit, u pa një opozitë e qartë bashkëhore, ku qoftë edhe një 80-vjeçar dha modelin se si mund të ringrihet individi. Mos e ulni kokën se nuk humbët ju, humbën në radhë të parë të gjithë prindërit e braktisur, ata që rrojnë me lëmoshat e fëmijëve, që flasin me nipërit e mbesat nëpërmjet mesenxherit pasi u dhëmbin kryqet. Humbën bujqit paradoksalë që për gjithë kohën ankohen për mungesë subvencionimi dhe treg shitje etj. Dhe po ashtu paradoksalisht pronarë tokash, por ia japin votën xhandarit të së majtës. me të majtën duhet të jenë punëtorët, mirëpo në Shqipëri janë pronarët. Paradoks apo jo? Po kjo është Shqipëria e Ramës dhe e Noizit. Mos e ulni kokën se po paradoksalisht u shkërdhye edhe Tirana, zyrat e Gestapos vepronin hashiqare, kapuçonë, çanta shpine etj… megjithatë televizionet kombëtare transmetonin Dashuri e hidhur. Mos e ulni kokën se nuk kishit përpara një makineri elektorale qeverisë, me një fjalë kundër, kishit kundër pushtetin e shtypit,(90% e studiove i paragjykuan sa deshën kandidatët e opozitës, programin, por askush prej tyre nuk hetoi sikur një rast flgrant vjedhje, manipulimi, apo indimidimi. Të gjithë u pajtuan me modelin demokraci pa debat televiziv. Dhe a edini përse, pasi regjimi u paguan qeranë e godinës, u paguan dritat, u jep rroga të majme, kurse ju prisni pasaportën europiane.), kishit kundër pushtetin e drejtësisë, (askush nuk veproi sikur për ato asfaltet elektorale, apo punësimet e elektorale, por i kalonin në heshtje), pasandaj edhe mendësinë vulgare në raport me ndryshimin. Të vjen keq ta thuash, por ne jemi të mjerë, të vobektë, nuk dimë se kujt i përkasim, edhe pse dhëmbët e gojës na i vendosin kalamajtë emigrantë ne prapë ia japim votën diktatorit. Po edhe po mos t’ia japim, pajtohemi brenda asaj logjike po të mjerë, hë e shikon ai të vjedh, ai të vret, opozita nuk di të fitoj. Sot 90% e opinionit shqiçtar është totalisht e pajtuar me vjedhjen masive, me bastardimin e sistemit zgjedhor, janë të lumtur që mundën opozitën. Dhe po ashtu të lumtur që po rindërtojnë regjimin e një diktatori me mandat të përjetshëm. Pavarsisht se kanë pësuar një dëm prej gati 2 miliard e ca firo financiare, prapë fitohet me aromë votimesh të kohës së Enverit. Duan të gjithë të ikin në Amerikë, megjithatë janë gati t’ia përplasin në sy Amerikës, një Putin të ri ballkanas,. Mos e ulni kokën pasi budallallëku në një vend është vetvrasje e lumtur, jo të gjithë vdesin kështu, të paktën fara juaj me plot guxim ekziston, ndryshe do ishim tretur fare si vend. Dhe ta mendosh që Hotolishti një fshat që mbeti në rrugë për plot dy muaj, se po u prishnin shtëpitë, sapo nxorri fitues partinë në pushtet. Lërini më, mos flisnin për zgjedhje, flisni për triumfin e lumtur të budallenjëve. Nuk e di se çfarë shpjegimi tjetër mund t’i japësh zgjedhjeve bizarre në Shqipëri, ku edhe të burgosurit ia japin votën xhandarit. Nuk ia vlen me disktuar pasi një shoqëri e tërë është pajtuar me ringritjen e regjimit dhe të nxjerrin sytë me pyetje, hë ça do bësh? Ça do bësh se mua po më varin në litar, po votën do ta shes, do ia shes atij që më var. Po ti ça do bësh? Mos e ulni kokën se, po jetojmë kohën më të dhjerë të një tranzicioni për pushtet absolut me mjetet e demokracisë. Ndaj sot kemi një produkt me qytetarë të rrahur, qyterarë të budallepsur, qytetarë të mjerë dhe qytetarë të shitur. Madje nga krahu i demokratëve këta të ishitur ishin me shumicë, nuk e kishin për gajle të investoheshin me regjimin, pavarsisht të së kaluarës. Nëse disa qarqe në Shqipërinë e mesme, e rritën numrin e deputetëve, e bën fal këtyre shitjeve masive. Të tilë jemi ne, sot blu nesër të kuq, mjafton të pikoj në kusinë time. Se ne atdheun e shohim me thesin e miellit. Mos e ulni kokën se nuk janë as ato justifikime, jo po të mos ishte Berisha, jo e bëri Berisha për të hequr non gratën, nuk e bëri për ju etj., janë të gjitha kot, pasi edhe Donald Trump të vinte e të kandidonte aty, me regjimin nuk fitonte. Mos u tutni kur thonë ka bërë vrasje Saliu, se, janë pallavra…, ata arrestuan e internuan 35 mijë njerëz, vranë sa të duash dhe kurrë nuk nxorrën nga goja një ndjesë publike. Nuk e bëjnë se kanë vrarë me ndërgjegje, kanë burgosur me gjak të ftohtë, po kështu po vrasin, vjedhin, po sundojnë edhe tani.

Neutrale May 13, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
17 hours ago
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
18 hours ago
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
19 hours ago
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
19 hours ago
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
1 day ago

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.

Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?

Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?