Është shtyrë për ditën e nesërme seanca e posaçme parlamentare, e planifikuar për ditën e sotme në orën 18:00 për të miratuar ndryshimet në Qeveri, por dhe votimin e Elisa Spiropalit si kryetare e Kuvendit.
Deputetët e PS-së janë njoftuar në mbledhjen e grupit se seanca do të shtyhet për nesër për shkak se Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ende nuk i ka dekretuar emërimet e ministrave të rinj.
Burime nga Presidenca bëjnë me dije se ndryshimet në qeveri janë në proces verifikimi.
Për të miratuar ndryshimet në Qeveri do të duhen 71 vota në Kuvend, që më pas ministrat të marrin detyrën.