NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
    2 hours ago
    Belind Këlliçi/ Skandali i trafikut të armëve, duhen dorëheqje dhe hetime të menjëhershme nga SPAK!
    1 day ago
    Deputetët e PD takohen me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli.
    2 days ago
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Presidenti Biden kërkon miliarda dollarë në fonde për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…
Të tjera
Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
Kryesore Politikë
Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!
Të tjera
Belind Këlliçi: Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!
Të tjera
Irena Beqiraj/ Testi PISA 2025 : Për të mbuluar pluhurin që u ka zënë fytyrën para se të dalin në pasqyrë janë gati ti bëjnë të gjitha!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Presidenti Biden kërkon miliarda dollarë në fonde për të ndihmuar Ukrainën dhe Izraelin

Neutrale
Last updated: 2023/10/20 at 3:34 PM
Neutrale 3 years ago
Share
SHARE

Presidenti Joe Biden po i kërkon Kongresit të miratojë rreth 85 miliardë fonde të reja për Ukrainën, Izraelin dhe për nevoja humanitare për këto dy vende dhe Gazën. Kërkesa parashikon 61.4 miliardë ndihmë për Ukrainën, 14.3 miliardë për Izraelin dhe 9.15 miliardë ndihma humanitare. Shifrat për kërkesën për ndihmën nga Shtëpia e Bardhë, u bënë të ditura të premten, një ditë pasi Presidenti Biden mbajti një fjalim në Shtëpinë e Bardhë, ku ai argumentoi se është e nevojshme që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe Izraelin. Nuk është e sigurt se kur mund të votohet për kërkesën e tij të re për fonde, pasi Dhoma e Përfaqësuesve është ende pa kryetar. Presidenti e mbajti fjalimin një ditë pasi u kthye nga Tel Avivi, duke treguar mbështetje për një nga aleatët kryesorë të Uashingtonit.

Presidenti Biden foli para kombit pas kthimit nga Tel Avivi, duke kërkuar më shumë fonde për Izraelin, një aleat kyç i SHBA-së, si edhe për të mbështetur Ukrainën kundër agresionit rus.

“Hamasi dhe Putin përfaqësojnë kërcënime të ndryshme, por ata kanë një gjë të përbashkët: të dy duan të asgjësojnë plotësisht një demokraci fqinje.”

Izraeli ka ndërmarrë bombardime në Gaza, në përgjigje të sulmit të pashembullt të Hamasit më 7 tetor.

Përveç mbështetjes për Izraelin, zoti Biden tha se Amerika gjithashtu duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.
Përveç mbështetjes për Izraelin, zoti Biden tha se Amerika gjithashtu duhet të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në luftën kundër agresionit rus.

“Historia na ka mësuar se kur terroristët nuk paguajnë një çmim për terrorin që shkaktojnë, kur diktatorët nuk paguajnë një çmim për agresionin e tyre, ata vazhdojnë të sjellin kaos, vdekje dhe shkatërrim”, tha presidenti Biden.

Përpara fjalimit të së enjtes, zoti Biden foli me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për të theksuar se SHBA-ja mbetet e përkushtuara në mbështetjen për Kievin, tha Shtëpia e Bardhë.

Përveç ndihmës për Ukrainën, Izraelin dhe nevojat humanitare në këto dy vende dhe Gaza, kërkesa për fonde përfshin 14 miliardë për menaxhimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës dhe luftën kundër trafikut të fentanilit. 7 miliardë dollarë do të jenë për rajonin e Indo-Paqësorit, me synim Tajvanin. Paketa e propozuar nga Shtëpia e Bardhë parashikon gjithsej rreth 105 miliardë dollarë.

Mes shqetësimeve se konflikti në Lindjen e Mesme mund të përshkallëzohet, protestues që bënin thirrje për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit u mblodhën këtë javë para Kapitolit në Uashington. Në një sondazh të fundit, 41% e të anketuarve thanë se SHBA duhet të mbështesë pozicionin e Izraelit.

“Udhëheqja amerikane është ajo që e mban botën të bashkuar. Aleancat janë ato që na mbajnë ne, Amerikën, të sigurt”, tha presidenti Biden.

Ky argument po përballet me skepticizëm. Protesta masive dhe në disa raste të dhunshme kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, kanë shpërthyer në kryeqytete të ndryshme të botës. Shumë protestues e shohin Izraelin si një forcë pushtuese që vazhdon të aneksojë territorin palestinez, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë që administrata amerikane denoncon aneksimin e territorit të Ukrainës nga Rusia.
VOA

Neutrale October 20, 2023
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…
59 minutes ago
Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën
2 hours ago
Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!
3 hours ago
Belind Këlliçi: Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!
3 hours ago
Irena Beqiraj/ Testi PISA 2025 : Për të mbuluar pluhurin që u ka zënë fytyrën para se të dalin në pasqyrë janë gati ti bëjnë të gjitha!
3 hours ago

Serbi/ Vuçiç shpërndan Parlamentin, zgjedhje të parakohshme…

Gremina e arsimit në Shqipëri/ Prof. Luçiano Boçi: Asterix-i që shfryn propagandën

Xhelal Mziu: Shqipëria kampione e Europës në “llaç e tulla”, por qytetarët pa kushte dinjitoze banimi!

Belind Këlliçi: Hetimi parlamentar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të armëve, i domosdoshëm dhe i menjëhershëm!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?