Një 14-vjeçar italian nga një provincë e Udines në Itali, ka ndërruar jetë pasi u pickua nga një mushkonjë.
Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi gjatë pushimeve të të miturit në Brazil.
I riu, Matteo Chieu ishte nisur për të takuar disa të afërm të nënës së tij, me origjinë nga Brazili, por fatkeqësisht humbi jetën.
Ende nuk dihet se çfarë patologjish e shkaktuan vdekjen e djalit, i cili kishte mbaruar vitin e parë të shkollës së mesme.
Mediat shkruajnë se trajtimet mjekësore ishin të padobishme, pasi pickimi i mushkonjës ishte fatal.
Dinamika e vdekjes së të miturit nuk është ende e qartë.
Itali/14-vjeçari shkon me pushime në Brazil, vdes pasi u pickua nga një mushkonjë

Leave a comment Leave a comment