Me emërimin e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme, ka patur edhe disa ndryshime në drejtimin e Komisariateve, Drejtorive Vendore dhe Departamenteve në Policinë e Shtetit.
Kështu, mësohet se është liruar nga detyra drejtori i Forcave Operacionale të Posaçme Oltion Bistri dhe emërohet Vilson Bala.
Artan Bajraktari emërohet Drejtor në Kukës.
Arben Dashi lirohet dhe emërohet Drejtor në Departamentin e Sigurisë Publike.
Lutfi Minxhozi emërohet drejtor i Europolit në departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Edvin Ndreu emërohet Shef i Komisariatit nr 6 në Tiranë.