Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me disa nga përfaqësuesit e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e bënë me dije vetë kreu i qeverisë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku ka postuar një foto nga ky takim ku shihet me një gotë verë në dorë.
Këtë foto, Rama e shoqëron me një fjali: “Gëzuar, qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë”.
Mësohet se në takim ishin Afrim Gashi nga partia “Alternativa”, Menduh Thaçi nga PDSH, Arben Taravari nga Aleanca dhe Ali Ahmeti nga BDI.




