Kreu i PL-së, Ilir Meta ka mbërritur në selinë e PD-së dhe është duke zhvilluar një takim me kreun e opozitës, Sali Berisha.
Takimi mes tyre vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 Dhjetorit, ditë kur do të mbahet gjithashtu në Tiranë edhe Samiti BE- Ballkani Perëndimor.
Dje, teksa kryente homazhe në varrezat e dëshmorëve, kreu I Partisë së Lirisë, Ilir Meta konfirmoi se kjo forcë politike do të jetë në protestën e 6 dhjetorit.