Një përplasje verbale është regjistruar ditën e sotme jashtë dyerve të gjykatës mes botuesit Jamarbër Malltezit dhe Carlo Bollinos. Malltezi akuzoi për korrupsion, shpifje dhe kapje të drejtësisë.
Në qendër të këtij sherri mediatik e publik është prona e familjes Begeja. Sipas Malltezit, kjo tokë është vjedhur me anë të katër Vendimeve të Këshillit të Ministrave (VKM) të personalizuara, duke ia dhënë botuesit për vetëm 1 euro. Pala akuzuese e ftoi Bollinon të përballet në Gjykatën Civile, aty ku pretendohet se botuesi po i fshihet drejtësisë prej pesë vitesh për të mbuluar atë që u cilësua si grabitje flagrante.
Nga ana tjetër, Bollino i ka hedhur poshtë kategorikisht këto pretendime, duke i cilësuar si shpifje. Ai u mbrojt duke argumentuar se pronën e ka marrë me qira nga shteti në vitin 2019, me dokumentacion të rregullt dhe jashtë çdo skeme grabitjeje. Ai paralajmëroi padi të reja në SPAK për shpifje ndaj atyre që i konsideroi si trillime të pabaza politike.
Debati nuk u ndal vetëm tek toka. Akuzat kaluan edhe te figura e gjyqtares Irena Gjoka Maneku, për të cilën u tha se është kërkuar përjashtimi. Malltezi hodhi pretendime të forta se gjyqtarja ka ndërruar disa mbiemra, ka dy ditëlindje të ndryshme dhe përdor pasaporta të shumëfishta, duke akuzuar institucionet e larta të drejtësisë për fshehje të së vërtetës ndaj Kuvendit.
Carlo Bolino: Opozita përveç disa rasteve të zotit Berisha me të cilin kam një konflikt 30-vjeçar, nuk kam asnjë konflikt personal as me zotin Këlliçi që sot e shoh për herë të parë, as me zotin Malltezi për të cilin nuk kam asnjë konflikt personal. Megjithatë është çështje drejtësie. Atëherë unë ju uroj sukses, faleminderit. Unë do rri këtu të dëgjoj fjalën tuaj për…
Jamarbër Malltezi: Kemi të paktën pesë vite në gjykatë civile që të kam hedhur unë në gjyq, sa për dijeni, dhe në pesë vite nuk ke ardhur, e ke shtyrë. Pra, pesë vite nuk vjen. Nuk vjen në gjykatë civile. Urdhëro ku e kemi. Nuk vjen në gjykatë civile. Pse? Do të vijë aty ku i ka emëruar vetë, aty ku i ka emëruar prokurorët dhe gjyqtarët.
Carlo Bolino: Unë jam në përballje nëpërmjet avokatëve, ti nuk je.
Jamarbër Malltezi: Mos ki frikë nga fjala ime o Karlo, mos ki frikë nga fjala ime. Fjalën kam, asgjë tjetër, fjalën kam. Atëherë kjo ishte saktësimi, ishte saktësimi që në gjykatë civile zgjat gjatë. Zgjat gjatë, ti je në dijeni që të kam pesë vjet që të kam hedhur dhe vononi dhe shtyni gjyqet. Pikë. Tani merremi me thelbin. Kjo ishte thjesht. Merremi me thelbin. Thelbi është që prona e fisit Begeja është vjedhur. Prona e fisit Begeja nuk gëzohet nga fisi Begeja. Se kush e ka vjedhur, pak rëndësi ka.
Carlo Bolino: Po kjo është shpifje, nuk e kam vjedhur unë.
Jamarbër Malltezi: Pak rëndësi ka. Atëherë, në rast se është tokë e fisit Begeja dhe ka dalë një qiraxhi që thotë kam marrë me qira tokën, a ia ke marrë me qira pronarit apo ia ke marrë me qira hajdutit Edi Rama? Pikë e parë.
Carlo Bolino: E kam marrë me qira shtetit.
Jamarbër Malltezi: Pronar ka aty sepse një pronar tjetër shteti, po i jep 3 milionë euro. Një pronar tjetër shteti po i jep 3 milionë euro. Kurse pronari Begeja duhet të shkojë në burg edhe duhet të vritet. Atëherë, kjo është një parrullë që kemi. Këto zoti Bollino i quan daçibao e ka frikë. Çfarë themi? Tani, tokën e Begejave, a e gëzon pronari apo e ka vjedh dikush tjetër? Në rast se nuk e gëzon pronari, a quhet grabitje apo nuk quhet grabitje? Kaq e thjeshtë është. A e ka marrë një zotëri me katër VKM të personalizuara apo jo? Në rast se nuk e ka marrë unë publikisht kërkoj ndjesë publike. Në rast se nuk e ka marrë me 4 VKM të personalizuara. A e ka marrë për 1 euro apo i ka pagu taksat? Në rast se nuk e ka marrë për 1 euro unë publikisht do kërkoja ndjesë publike. Atëherë Begejat për të marrë tokën e tyre shkuan 14 vjet nëpër gjyqe. Dhe disa palaço që ka emëruar Edi Rama këtu i thanë e ka marrë shteti. 14 vjet për të kthyer pronën. Më pas Begejat u detyruan të blinin, me para, objekte të rrënuara dhe të uzurpuara. Proces i cili zgjati 4 vite të tjera. Pra këto merr pronari i ligjshëm. Kurse ai që vjen me duar në xhepa, urdhëro ku e keni me duar në xhepa, merr me 4 VKM, brenda 9 muajsh, të personalizuara. Atëherë a duhet hetuar kjo apo nuk duhet hetuar nga SPAK-u kjo? Kaq e thjeshtë është.
Carlo Bolino: Megjithatë mund ta bëj një pyetje ngaqë jemi këtu. Meqenëse unë jam gazetari…
Jamarbër Malltezi: Të mbaroj unë pastaj, të mbaroj unë.E keni te ky libri? E keni këtu, urdhëro.
Carlo Bolino: Pse nuk e ke dorëzuar në gjykata?
Jamarbër Malltezi: E keni këtu në pjesën aneks të librit dhe e keni në libër me ISBN, urdhëro. Është pronë e fisit Begeja, urdhëro ç’ke me të. E ka pas që në vitin ’38 Begejat. Urdhëro ku është plani urban.
Carlo Bollino: Unë e kam marrë atë tokë me qira në vitin 2019-të. 14 vite më vonë.
Belind Këlliçi: Me dokumenta të falsifikuara! I the një shumë te noteri. ministria e financave… shko në SPAK!
Jamarbër Malltezi: Siç po e shikoni zoti Bollino ka stres të madh nga fjala ime dhe zoti Bollino nuk ka durimin të dëgjojë disa fakte. Faktet janë të thjeshta. Faktet janë që toka e Begejave është vjedhur sot e kësaj dite. Toka e Begejave është marrë me 4 VKM personale, normalisht në rast se ka efekte korrupsioni janë VKM të personalizuara.
Carlo Bolino: Shumë faleminderit, tani gjykata. Unë ju falënderoj. Keni mbaruar me këtë.
Jamarbër Malltezi: Vazhdo ti po deshe. Po mos më ndërprit fjalën time! Unë nuk të ndërpreva fjalën tënde, pse vjen këtu? Kaq i paedukatë jeni? Po prit të dëgjosh pak! Atëherë, kam ardhur unë në Leçe të vjedhë, Begeja tokën e Bollinovëve? Apo ka ardhur një Leçjan ka vjedhur tokën e Begejave? Po pra, kaq e thjeshtë.
Carlo Bolino: Unë jam gazetar prej 30 vjet me pasaprtë shqiptare. Akoma me këto përralla.
Belind Këlliçi: Pse kallëzimin e ka bërë në italisht? Pse e përçmoni pasaportën shqiptare? Pse aty po nxirrni gjëra të tjera. Të pyesim në lidhje me atë që ke vjedh buxhetin e shtetit. Për fondet e AKSH-it, i di mirë ti. E di mirë si e ke ndërtuar televizionin, honoraret, kamikazët që ke nëpër studio, linçimet që bëni. I dini mjaft mirë, do t’i flasim të gjitha ngjyrat
Jamarbër Malltezi: Për fat të keq, zoti Bollino e ka stres fjalën time, nuk dëgjon dot më tepër se një minutë, reagon në mënyrën jo normale për një gazetar, ka humbur qetësinë. Normalisht ne kemi kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka Maneku, për shumë e shumë arsye. E cila ka ndërruar tre mbiemra 5 herë. Ka të paktën dy ditëlindje, dhe ka të pasaporta. Për këto arsye, meqenëse unë e kam çuar edhe në prokurori e kam paditur, edhe në Gjykatën e Strasburgut, si nuk kemi të bëjmë me një gjykatë të formuar me ligj, po të kemi parasysh, këtu janë dy dokumente dhe nga KLGJ-ja. Deri KLGJ-ja u detyrua të mashtronte. I njëjti institucion, i njëjti person, që më 1 dhjetor 2023 i jep avokatit të Berishës dokumentin që Irena Gjoka është shkarkuar, i njëjti person gënjen deputetët e Kuvendit Popullor duke i thënë që nuk ekziston ky dokument. Pra kur Irena Gjoka ka shkuar deri të bëjë pis çdo institucion të shtetit, nuk mund të jetë kjo një gjyqtare e paanshme, ndaj ne kërkuam një gjyqtare tjetër të përballemi. Siç e thashë dhe një herë, në rast se unë kam thënë gabimisht që nuk janë katër VKM, unë do kërkoj ndjesë publike. Në rast se toka vërtet nuk do ishte e Begejave, unë do kërkoj ndjesë publike. Në rast se zoti Bollino ka paguar taksa mund t’i kërkoj ndjesë publike dhe s’ka marrë me 1 euro. Normalisht, ne si pronarë, u detyruam të sistemojmë dhe 42 familje informale, që ishin në kushte njerëzore.
Carlo Bolino: Në një tokë tjetër se s’ka lidhje me tokën që e kam marrë unë me qira. S’ka lidhje
Jamarbër Malltezi: Gjithmonë je llafazan apo e ke me raste? Vetëm kur je në stres je llafazan apo gjithmonë je llafazan?
Carlo Bolino: Unë jam gazetar prej 45 vitesh. Kur akoma ishe një fëmijë në lagjet e Tiranës e tjera, unë jam gazetar prej 45 vitesh nëpër botë. Dhe kam eksperiencat e mia…
Belind Këlliçi: E tregon ky model mediash që keni ngritur që nuk e përballon dot shpifjen. Dëgjo edhe palën tjetër, s’ka asnjë problem.
Malltezi përballet me Bolinon, e akuzon për vjedhje pronash: Mos ki frikë nga fjala ime o Karlo!
Leave a comment
Leave a comment

