Për të parë se çfarë morali rrënues ka futur Edi Rama në politikë dhe në qeverisje, mjafton të kujtojmë çfarë po ndodh në Akademinë e Sigurisë. Dy herë brenda 2 muajve, dhjetra studentë, oficerë të ardhshëm përfundojnë në spital të helmuar.
Siguria ushqimore këtu është një dramë më vete. Po le të ndalemi pak tek përgjegjësia, tek etika e zyrtarëve.
A keni dëgjuar që pas këtij skandali të rëndë i përsëritur 2 herë në 2 muaj, të dalë një drejtues i Akademisë së Sigurisë e të reflektojë? Ta ndjejë peshën e ngjarjes e të largohet. Të japë dorëheqjen para asaj që nuk po shkon.
Një drejtues përgjegjës në Polici, a ka bërë ndonjë akt të tillë? Në Ministrinë e Brendshme a e ndjen njeri veten përgjegjës?
Po shefi i turnit, shefi i logjistikës, shefi kuzhinës?!
Askush për be.
Askush nën qeverisjen e Edi Ramës nuk është i veshur me këtë virtyt. Që të mbajë përgjegjësi e ta shprehë atë me aktin më normal, me dorëheqje.
E kunderta është vija e sjelljes që mësojnë nga bosi i madh.
Të kapen pas karriges e të qendrojnë me çdo kusht e me çdo kosto. Jo 60 studentë të helmohen po çfarë do që të ndodhë, askush nuk e ndjen të bëjë një hap pas.
Ky është një prej dëmeve më të mëdha që Edi Rama i ka bërë vendit në 13 vite.


