Është arrestuar vrasësi i dyshuar i Gaetano Alaimo, kardiologut 65-vjeçar i vrarë në zyrën e tij në Favara, në provincën e Agrigento-s. Është Adriano Vetro, 47 vjeç, me precedentë të vogël penalë, i gjurmuar nga karabinierët, të cilët po hetojnë rastin. Sipas informacioneve fillestare, burri do ta kishte qëlluar profesionistin përpara pacientëve që prisnin radhën për t’u vizituar.
Tragjik ka rezultuar fati i një mjeku kardiolog, i cili është varë nga një pacient në zyrën e tij. Ngjarja ndodhi në klinikën në via Bassanesi në Favara të Italisë, në qytetin në provincën e Agrigento-s para syve të punonjësve.
Mësohet se viktimë ka mbetur Gaetano Alaimo, 65-vjeç, i njohur dhe i respektuar në qytetin e provincës së Agrigentos dhe në Siçili. Një 47-vjeçar e qëlloi me armë zjarri dhe më pas u ndal nga karabinierët.

