Dashi- Gjatë ditës së sotme nuk do të doni të merrni shumë përgjegjësi, por entuziazmohuni kur t’ju propozojë diçka të veçantë. Ka të ngjarë të merrni disa lajme të mira. Prano çdo gjë që do t’ju vijë sot, edhe pse mund t’ju marrë pak kohë për të vlerësuar situatën.
Demi- Përreth jush ka shumë vetë që luftojnë dhe qëndrojnë të fortë, ndaj sjellja juaj sipërfaqësore e kohëve të fundit mund t’i lodhë shumë të tjerët. Ndaj bëni kujdes. Në lidhje me financat, nuk është se po shpenzoni më shumë para, por nuk po mbani shënimet e shpenzimeve.
Binjakët- Sot pritet të jetë një ditë e ngadaltë, por kjo nuk do t’ju pengojë të jeni më aktiv. Yjet janë në pozicion të favorshëm për marrëdhëniet personale dhe profesionale, mund të prisni që gjëra të mira të ndodhin. Në planin financiar merrni masa dhe tregohuni të matur.
Gaforrja- Mund të prisni sot për një ditë të ndritshme. Do të keni mundësi të ndryshme, sidomos nëse do të duhet të zgjidhni mes një sërë projektesh. Kini kujdes që të mos pushoni plotësisht. Kujdes me financat, do jenë të paqëndrueshme.
Luani- Merrini gjërat më lehtë dhe bëjuni ballë çështjeve që po kaloni pa patur frikë të jeni pak të ashpër. Duket sikur njerëzit kanë përplasur vazhdimisht dyert në fytyrën tuaj. Ditë pa fat për të njohur njerëz të rinj. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë.
Virgjëresha- Ka diçka që lulëzon brenda jush sot. Shtrëngoni dhëmbët dhe ecni përpara pa u frikësuar nga reagimi i njerëzve përreth. Sa më shumë të hamendësoni aq më keq do të jetë. Është mirë t’i ushtoni më shumë vëmendje trupit tuaj, duke fituar kështu disa zakone më të shëndetshme.
Peshorja- Ditët e fundit kanë qenë paksa të trishtueshme, kështu që sot mund të befasoheni nga shkëlqimi. Mblidhini të gjitha rastet e bukura që do t’ju paraqiten sot dhe ndajini me njerëzit tuaj të zemrës. Për financat është dita ideale për të marrë masa.
Akrepi- Mos u kushtëzoni nga fillimi i vështirë i kësaj dite, në të vërtetë do të jetë diçka e mirë. Shijoni butësinë dhe relaksimin që ofron pjesa e dytë e ditës. Ju keni një intuitë të fortë. Është rasti ta dëgjoni pasi do t’ju këshillojë me mençuri.
Shigjetari- Një punë që më në fund do të nisë do të duket në të njëjtën kohë shumë interesante, por edhe e ndërlikuar. Vendosja e yjeve sot do t’ju bëjë të ëndërroni dhe të kujtoni fëmijërinë. Për jetën në çift, në vend që të stresoheni për gjithçka, mundohuni të shikoni anën pozitive.
Bricjapi- Mos u ndjeni në siklet përballë njerëzve përreth, nuk është rasti që t’i frikësoheni gjykimit të tyre. Dilni jashtë rutinës suaj normale, sot do të jetë një ditë e mbushur me dritë. Dilni për shëtitje, do ju bënte mirë. Për financat do të jetë një ditë jo e mirë.
Ujori- Kjo ditë do të fillojë mirë, por do të “ndalet” disi kur një diskutim do t’ju bëjë që të pendoheni. Ju keni punuar shumë për shumë kohë dhe tani meritoni pak argëtim. Mos hezitoni. Me shpenzimet bëni kujdes, pasi buxheti nuk është gjithmonë favorizues.
Peshqit- Sot do t’ju dalin shumë të papritura, por gjërat duhet t’i shihni si një avantazh, në mënyrë që t’ia dilni mbanë sa më shpejt. Hera-herës mund të ndiheni shumë seriozë dhe mund t’ju duhet pak kohë për t’u ambientuar me një situatë të re. Financat nuk do jenë të këqija.

