Një grua 48-vjeçare nga Babica e Madhe e Vlorës është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Kanë qenë familjarët ata që kanë bërë kallzimin në polici, teksa kanë thënë se shtetësja B. S., 49 vjeçe rezulton e zhdukur prej dy ditësh.
“Më datë 28.10.2022, është larguar nga banesa shtetasja B. S., 49 vjeçe, banuese në fshatin Babicë e Madhe. Punohet për gjetjen e saj” njofton policia.

