NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    17 hours ago
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    4 days ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    4 days ago
    Sali Berisha drejt SHBA, kreu i PD: Do marr pjesë në një konferencë të Partisë Republikane
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Veliaj: Nëse dini a njihni dikë që pastron para në ndërtim denoncojeni me emër e mbiemër.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
Kryesore Politikë
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
Aktualitet
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
Të tjera
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
Të tjera
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Veliaj: Nëse dini a njihni dikë që pastron para në ndërtim denoncojeni me emër e mbiemër.

Neutrale
Last updated: 2022/10/30 at 6:10 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kryebashkiaku Erion Veliaj, në një takim me forumin “Designing Together – Projektojmë së bashku”, ka folur për ndërtimet e larta në kryeqytet të cilat i lidhi me nevojën e Tiranës për t’u zhvilluar.
Kryeqyteti, tha ai, rritet me 30 mijë banorë në vit dhe për këtë zhvillim ka një filozofi.

“Filozofia e planit urbanistik në një Tiranë, e cila rritet me 30 mijë banorë çdo vit, ka qenë një filozofi që thotë – për sa kohë nuk jemi anëtarë të BE-së dhe nuk e përballojmë dot me buxhetin tonë një metro që kushton 300 milion euro km dhe e kemi të kufizuar hapësirën bujqësore, po ashtu hapësirën e gjelbër në kurorën e Tiranës, atëherë kemi dy mundësi: ose të shkatërrojmë periferitë dhe të shtrihemi si qytet deri në Elbasan apo në Durrës, në Bizë të Martaneshit apo në Ndroq, ose rritemi në volum në lartësi…”

Veliaj ndali te çështja e shumë përfolur e pastrimit të parave në industrinë e ndërtimit dhe deklaroi se nëse në kryeqytet është dikush që pastron para përmes ndërtimit, le të denoncohet me emër dhe mbiemër.

“Dua të adresoj një trend, i cili nuk ndodh vetëm në arktitekturë dhe urbanistikë, por ndodh jashtëzakonisht shumë në politikë dhe në media. E kam fjalën për këtë modën për të sharë dhe për të folur keq për vendin tonë. Thonë se të gjithë këta që ndërtojnë janë mafiozë me para të pista. Por, arkitektët kanë emër. Disa prej tyre janë këtu, me fytyrën e tyre, janë fizikisht në Tiranë. Nuk më rezulton që ndonjëri prej tyre të jetë mafioz, i përndjekur apo në gjykatë në vendet e tyre. Secila prej kompanive që ndërton ka vendosur një tabelë, ku emrat janë publikë, njerëz që njihen. Por, nëse në një raport që flet për këto ndërtime, citohet një ekspert anonim i pastrimit të parave, kjo nuk shkon! Të shkosh e të shërbesh për të sharë vendin tënd dhe për të krijuar një histeri aty nuk ka, pa e kuptuar se kjo industri e shpëtoi Shqipërinë gjatë pandemisë, nuk bën. Kush ka qenë në Tiranë në vitet e para, e ka parë që te “Partizani i Panjohur” rreshtoheshin matrapikët e ngulur në asfalt. E keni vënë re që ka vite që nuk shohim njerëz që kërkojnë punë aty? Ne inspektuam punimet te Piramida dhe pa e ekzagjeruar, 80% e punëtorëve ishin indianë. Prandaj, pyetja është: Nëse dimë dikë që pastron para, duhet ta denoncojmë tani. Por, me emër dhe mbiemër. Jo me anonim. Jo për të marrë një kontratë konsulence dhe për të sharë vendin tonë. Nuk ka vend në botë që e luan këtë sport kaq agresivisht, sa e luajmë ne. Shaj dhe shpif. Unë e kuptoj se po afron fushata, ndaj do dëgjojmë lloj-lloj çudirash. Edhe ata që shajnë jetojnë në kulla. Zyrën e tyre e kanë në një kullë dhe kulla e tyre është OK, por kulla e tjetrit është pastrim parash, është punë mafiozësh”, deklaroi Veliaj.

TAGGED: Lajme
Neutrale October 30, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
17 hours ago
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
19 hours ago
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
20 hours ago
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
20 hours ago
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
1 day ago

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.

Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?

Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?