Deputeti socialist Blendi Klosi ka zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Administrative Brataj për impaktin që ka shkaktuar në ekonominë shqiptare agresioni rus në Ukrainë.
Këtë aktivitet e ka njoftuar vetë Klosi me një status në “Facebook:
Postimi i plotë i tij:
Në Selenicë📍 ku zhvilluam një bashkëbisedim informues me banorët e Njësisë Administrative Brataj për impaktin që ka shkaktuar në ekonominë shqiptare agresioni rus në Ukrainë.
Pasojë e inflacionit luftës, që po përball me vështirësi të gjithë Europën, është kriza energjitike. Në këtë drejtim qeveria shqiptare po mbulon koston duke mbrojtur qytetarët nga rritja e çmimit.
Takimet me qytetarët do i vazhdojmë sepse është shumë e rëndësishme që në këtë kohë të vështirë të jemi bashkë.